Një kamion është rrokullisur në autostradë, në afërsi të Malishevës, në drejtim të Prishtinës, sipas një videoje të publikuar nga TV Prizreni.
Nga pamjet e publikuara shihet se qarkullimi në këtë segment të autostradës është bllokuar, ndërsa janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.












