Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje

28/06/2025 - 16:10
në Lajme
A A
Vidovdani – Policia njofton për 17 persona të arrestuar, 11 janë duke u intervistuar, 1 është dërguar në mbajtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 persona janë shoqëruar në polici gjatë manifestimit të Vidovdanit, për shkak se të njëjtit kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe të cilët posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Nga policia është bërë e ditur edhe se pavarësisht arrestimeve, s’është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, shkruan Gazeta Express.

Po ashtu, nga Policia është deklaruar se manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

‘‘Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit’’, thuhet në njoftim.

Tutje, PK-ja ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe se i ka siguruar ata policia do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore.

Komunikata:

Policia e Kosovës menaxhoi situatën e sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”

Prishtinë, më 28 qershor 2025

Policia e Kosovës, siç e ka bërë të ditur edhe përmes njoftimit zyrtar të dt. (27.06.2025), lidhur me manifestimet e “Vidovdan-it”, me kohë ka ndërmarrë masat operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Përmes ndërmarrjes së masave të nevojshme koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore,  manifestimet kanë kaluar kryesisht qetë dhe pa incidente madhore.

Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit.

Policia e Kosovës falënderon qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, si dhe njëherit i sigurona ata se PK-ja do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku flet për rrezikun që të mos ketë zhbllokim as pas 30 ditëve: Shpresojmë të ndërhyjë Presidentja
Lajme

Abdixhiku flet për rrezikun që të mos ketë zhbllokim as pas 30 ditëve: Shpresojmë të ndërhyjë Presidentja

28/06/2025 - 19:16
Kadrijaj: Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi asnjë ofertë nga partitë e tjera
Lajme

Kadrijaj: Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi asnjë ofertë nga partitë e tjera

28/06/2025 - 19:13
Limaj: I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën
Kryesore

Limaj: I ftova të gjithë që të fokusohemi në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën

28/06/2025 - 19:10
Krasniqi: Deputetët që e çojnë dorën për komisionin e fshehtë do ta shkelin Kushtetutën me vetëdije
Lajme

Krasniqi: Deputetët që e çojnë dorën për komisionin e fshehtë do ta shkelin Kushtetutën me vetëdije

28/06/2025 - 19:04
Abdixhiku e quan “farsë” takimin e liderëve politikë: Kosova mbetet në krizë
Kryesore

Abdixhiku e quan “farsë” takimin e liderëve politikë: Kosova mbetet në krizë

28/06/2025 - 18:54
Krasniqi e quan “aktrim” takimin e Kurtit: Situata ka ndryshuar, por Kurti jo
Kryesore

Krasniqi e quan “aktrim” takimin e Kurtit: Situata ka ndryshuar, por Kurti jo

28/06/2025 - 18:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    Dy persona rrahin një femër në Vushtrri, policia arrin në vendngjarje pranë “Albed” (Foto)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pjepër me përmbajtje që rrit rrezikun e kancerit! AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”, shkak niveli i lartë i nitrateve (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pamje të rënda: Aksidenti me fatalitet në Pejë, i dyshuari është zyrtar policor

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Amerika përgëzon Policinë e Kosovës për shpëtimin heroik të gruas që rrezikonte jetën në rrugën Vushtrri–Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ishin pa licencë, Vitia njofton se janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private: Shëndeti i qytetarëve s’mund të rrezikohet

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë