Një përleshje mes 5 personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Papa Gjon Pali” në Matiçan të Prishtinës.
Dyshohet se konflikti ka qenë familjar dhe sipas informacioneve jozyrtare fillimisht ka ndodhur mes dhëndrit dhe vjehrrit.
Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, pas plagosjes, vjehrri i është kthyer dhëndrit duke e qëlluar me armë në kokë.
Dhëndri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu, i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër, derisa në stacionin policor po intervistohen 3 persona.
Detajet i sjell gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha:












