Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme, shkruan Mitropol.
Kështu ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Insitituti Demokratik i Kosovës, pasi që PZAP- ja ka refuzuar të gjitha ankesat e subjekteve politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore.
Cakolli ka thënë se sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa.
“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, shkroi Cakolli në një postim në Facebook.