Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar asamblistët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se, këta të fundit, janë ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve, dhe zëri i drejtpërdrejtë i çështjeve që prekin jetën tonë të përditshme.
Osmani, ka deklaruar edhe se, me ta, lidhja me qytetarin forcohet dhe rruga ‘’jonë bëhet më e qartë’’.
Postimi:
Asambleistët e LDK-së anembanë Kosovës janë përfaqësuesit më të afërt të qytetarëve në çdo komunë, ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve, dhe zëri i drejtpërdrejtë i çështjeve që prekin jetën tonë të përditshme.
Ata janë forca jonë në terren, këshilltarët më të besueshëm për nivelin qendror dhe bartësit e shqetësimeve reale të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në veprim politik e institucional.
Me ta, lidhja me qytetarin forcohet dhe rruga jonë bëhet më e qartë. Prandaj i falenderoj nga zemra për punën e tyre të palodhshme për ta rikthyer besimin qytetar te LDK-ja.
Bashkë, drejt fitores. ✌️














