Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajn në zyrën e saj.
Takimi, sipas Presidencës së Kosovës, u realizua pas kërkesës nga Limaj.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në njoftim.