
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka bërë të ditur se pas një takimi me përfaqësuesit e ndërmarrjes “Pastrimi” është arritur një marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate të re në vlerë prej 1.5 milion euro.
Ndaj këtij njoftimi ka reaguar drejtori i AVONET, Kenan Gashi, i cili ka kritikuar drejtorin Brestovci, duke thënë se ligji i obligon autoritetet publike (v.j. Komunën e Prishtinës) që së pari të angazhojnë kompanitë ku janë aksionar, siç është rasti i “Pastrimit”, transmeton Veriu.info.
Ndryshe, sot punët e “Pastrimit” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, duke akuzuar qeverisjen komunale për bojkot dhe borxhe të mëdha ndaj kësaj kompanie publike.
Postimi i Kenan Gashi:
𝐊𝐮𝐫 𝐚𝐛𝐮𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞…
Bekim Brestovci, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, sot na “njoftoi”me krenari për 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝟭.𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈𝘀𝗵𝗲 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗮𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 “𝗣𝗮𝘀𝘁𝗿𝗶𝗺𝗶” për punë shtesë.
A thua ky zyrtar, i njohur për sjellje arrogante dhe shkelje të legjislacionit në fushën e prokurimit, sapo e zbuloi që “Pastrimi” ekziston? Apo e kujtoi sepse punëtorët e saj i dhanë një leksion me presionin e tyre të drejtë dhe legjitim!
📌 Për kujtesë, 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶 𝗶 𝗼𝗯𝗹𝗶𝗴𝗼𝗻 𝗮𝘂𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗾𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗮𝗻𝗶𝘁𝗲̈ 𝗸𝘂 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗮𝗸𝘀𝗶𝗼𝗻𝗮𝗿𝗲, siç është rasti i “Pastrimit”. Kjo nuk është zgjedhje. Është detyrim ligjor.
🧹 Pra, z. Brestovci nuk po bën as ndonjë nder, as ndonjë favor. Po përpiqet ta paraqesë si “marrëveshje” 𝗮𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗶𝗺 𝗶 𝘃𝗼𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗶 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗶 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗶𝘁, 𝗽𝗮𝘀 𝗽𝗿𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸!
🚨 Në vend të konferencave boshe, 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗼𝗷𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗷𝗼 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗻𝗴𝗮𝘇𝗵𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈𝗿𝗲̈𝘀𝗶, sepse kapacitetet i ka. 𝗕𝗼𝗹𝗹 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝗷𝗲, 𝗯𝗼𝗹𝗹 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲 𝗸𝗲𝗾𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗲!












