Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa Osmani ‘ndez’ Mitrovicën, Istogun, Prishtinën e Lipjanin brenda pak orësh

03/06/2026 - 08:53
në Lajme
A A
Abdixhiku nga Istogu: LDK vjen me program zhvillimor e jo propagandë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e 6-të e Kosovës, dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një maratonë të jashtëzakonshme tubimesh duke mbledhur mijëra qytetarë në katër qytete të vendit, si Mitrovicë, Istog, Prishtinë e Sllovi të Lipjanit.

Në vendlindjen e saj, Mitrovicën, para të pranishmëve ndër të tjerash ka bërë të ditur se ka marrë garanci se nuk do të luhet me integritetin e Kosovës.

“Si Presidencë kemi arritur të marrim garanci të betonuar se askush nuk do të guxojë t’i prekë kufijtë e Kosovës. Garanci që nuk e kemi pasur nga viti 2008”, ka deklaruar Osmani para mitrovicasve.

Tutje, ajo ka sfiduar hapur edhe kundërshtarët e saj politikë lidhur me këtë temë. “Prandaj kushdo që mashtron rreth kësaj, le ta marrin guximin që të përballemi në debat. E nga ana ime, edhe me prova se si e kam mbrojtur këtë vend!”

Për këtë vizitë, Osmani ka shkruar edhe në rrjetin e saj social Facebook.

“Mitrovicë, dashni e përjetshme. Qytet i qëndresës dhe i zemrave të mëdha. I njerëzve që nuk dorëzohen kurrë, që e duan vendin e tyre me shpirt dhe që e mbajnë gjallë krenarinë e Kosovës në çdo hap”.

Osmani ka vazhduar agjenden e fushatës elektorale në bastionin historik të LDK-së, në Istog, ku ajo dhe kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku janë pritur nga qindra qytetarë.

“Istog, zemra e shpirti i Rugovizmit. Na prini drejt fitores! Një pritje që nuk do ta harrojmë kurrë në jetë! Një motiv për mos t’u ndalur kurrë! Faleminderit Istog!”.

Mbrëmja ka rikthyer kandidaten për presidente në kryeqytet, saktësisht në Degën 4, në lagjen Dardania ku ka qenë e stërmbushur me një masë të madhe qytetarësh, të cilët e kanë pritur Osmanin me një energji jashtëzakonisht pozitive dhe entuziazëm.

Ngrohtësin nga ky takim në Prishtinë, ajo e ka përmbledhur edhe në rrjetin e saj social në Facebook:

“Prishtina e kaltër sonte. Plot energji, plot dashni”.

Në përmbyllje të kësaj dite tejet dinamike, Vjosa Osmani ka qëndruar në Sllovi të Lipjanit. Edhe në këtë lokacion, ajo ka zhvilluar një takim të rëndësishëm e të ngrohtë me banorët, duke dëshmuar vendosmërinë për të qenë pranë çdo qytetari në çdo cep të Kosovës deri në momentet e fundit të ditës.

JU REKOMANDOJMË

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, mbylli ditën me përkrahje të fuqishme në Hajvali

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, mbylli ditën me përkrahje të fuqishme në Hajvali
03/06/2026 - 09:43

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka përmbyllur ditën e djeshme në Hajvali ku mori mbështetje të fuqishme, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja po rritet çdo ditë...

Më shumëDetails

Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare

Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare
03/06/2026 - 09:38

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, u ka dërguar një njoftim punonjësve të transmetuesit publik, duke i informuar se gjendja e rënduar financiare...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/06/2026 - 09:32

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

“Faleminderit nga zemra, Istog!” – Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi i djeshëm

“Faleminderit nga zemra, Istog!” – Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi i djeshëm
03/06/2026 - 09:25

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video nga tubimi i mbajtur dje në Istog, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes mesazhit të...

Më shumëDetails

Zhduket një person në Vushtrri

Zhduket një person në Vushtrri
03/06/2026 - 09:18

Një person ka raportuar në Polici se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti ka ndodhur në Vushtrri. Policia ka...

Më shumëDetails

U vodhën stoli ari nga shtëpia në Podujevë, gjatë ekzaminimit gjenden dhe i kthehen pronarit

U vodhën stoli ari nga shtëpia në Podujevë, gjatë ekzaminimit gjenden dhe i kthehen pronarit
03/06/2026 - 09:11

Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur muajin e kaluar në Podujevë. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi stoli...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë