Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
në Opinione
A A
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Berat Buzhala

Pse s’po bëhet temë që Vjosa Osmani po mendon a me kriju parti politike a me u kthy në LDK, si bartëse e listës në zgjedhjet e ardhshme, ngjashëm siç ka vepru në vitin 2021, kur ishte bartëse e listës së LVV-së?

Vjosa nuk e ka ndërmend me dalë në pension në prill të vitit të ardhshëm, kur edhe i skadon mandati i Presidentes. Këtë, me fjalë të tjera, e ka thënë edhe në një intervistë në KTV, kur ka thënë “s’munden me më hekë qafësh bash lehtë”.

Çka po dëgjoj unë është që tash rreth Vjoses janë bashkuar një grup njerëzish, kryesisht gra të suksesshme në profesione të ndryshme, por edhe burra, që tash janë kontaktu nga vetë Presidentja.

Një riunifikim i LDK-së, siç ka ndodhur në vitin 2019, besoj që e kishte ndihmuar këtë parti në zgjedhjet e ardhshme. Në fakt, LDK rikthehet fuqishëm në lojë vetëm përmes një bashkimi dhe pajtimi, por që duket shumë e vështirë.

Nëse Vjosa bën parti, unë mendoj që ajo duhet me synu 10 për qind, për me pas mundësi ndoshta me marrë 7-8 për qind. Popullariteti i saj i lartë nëpër sondazhe nuk përkthehet në votë neto.
Atë edhe më tutje e ‘pëlqejnë’ votuesit e Albinit, por që në momentin kur kjo do të kërkojë vota për partinë e saj, pjesa më e madhe do të pozicionohen në krah të Kurtit, por që do të ketë rrjedhje.
Votuesi potencial te partia e Vjoses do të jenë votuesit e rinj, që votojnë për herë të parë, gratë, një pjesë e votuesve të LVV-së dhe një fraksion edhe i votuesve të LDK-së.

Partia e Vjoses e faktorizon PDK-në, por që, për mendimin tim, prapë kanë gabuar në zgjedhjet e fundit, duke e rizgjedhur Memlin kryetar, duke shpresuar që prapë e nxjerrin Bedriun për kandidat për kryeministër. Me fjalë të tjera, po e kruajnë veshin e majtë me dorën djathtë.

JU REKOMANDOJMË

Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë
Opinione

Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë

14/09/2025 - 15:12
Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë
Opinione

Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

10/09/2025 - 20:34
Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit
Opinione

Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

07/09/2025 - 14:56
Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve
Opinione

Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve

06/09/2025 - 19:07
Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020: Mundësi e humbur
Lajme

Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020: Mundësi e humbur

04/09/2025 - 09:45
Carl Patsch, Instituti i Ballkanit në Sarajevë dhe çështjet shqiptare
Opinione

Carl Patsch, Instituti i Ballkanit në Sarajevë dhe çështjet shqiptare

03/09/2025 - 14:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë