Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vllasi: Gjendja në Kosovë është llugë, partitë kanë paralizuar shtetin dhe kanë faktorizuar Listën Serbe

10/09/2025 - 10:32
në Lajme
A A
Vllasi: Gjendja në Kosovë është llugë, partitë kanë paralizuar shtetin dhe kanë faktorizuar Listën Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke i cilësuar si të papërgjegjshme sjelljet e partive parlamentare, që sipas tij, kanë futur vendin në një krizë të thellë.

“Gjendja është llugë. Rrugëdalja me këso sjellje të grupeve parlamentare nuk shihet.”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Sipas Vllasit, partitë politike kanë krijuar një paralizë të panevojshme në institucionet shtetërore.

“Grupet parlamentare dhe udhëheqësitë e partive politike e kanë sjellë shtetin dhe popullin në këtë gjendje dhe e kanë shkaktuar paralizën parlamentare pa nevojë. Me sjelljet dhe veprimet e veta e kanë faktorizuar Listën Serbe deri në një nivel që as vet serbët nuk e kanë pritur.”, theksoi ai.

Ai thotë se kjo situatë është bërë objekt talljeje edhe në mediat dhe analizat në Serbi.

“Përkundër krizës nëpër të cilën po kalon Serbia, analistët serbë u kënaqën tu bë hajgare me budallakitë e politikanëve tanë.”

Ndërkohë, kritika të ashpra ka edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve.

“Shtetet mike nga Perëndimi janë të habitura dhe të zhgënjyera me gjendjen e krijuar dhe veprimet e kreut shtetëror.”, tha ai në një deklaratë për IndeksOnline.

Tutje, Vllasi kritikon edhe përfshirjen e Gjykatës Kushtetuese në situatën aktuale politike, duke thënë se ajo është futur në një temë që nuk është në kompetencën e saj.

“Tash, pa nevojë është involvuar në këtë krizë edhe Gjykata Kushtetuese. Krejt kjo që po ndodhë pas zgjedhjeve nuk është fare temë dhe çështje për Gjykatën Kushtetuese. Është ekskluzivisht çështje e marrëveshjeve politike në mes partive politike dhe grupeve parlamentare.”, vlerëson Vllasi.

“Gjykata Kushtetuese, duke synuar që diçka të ndihmojë, është zhytur edhe vet në do gabime dhe paqartësi. Dhe tash ata që e kanë krijuar këtë gjendje e sulmojnë Gjykatën Kushtetuese dhe nuk i përfillin vendimet e saj.”, shtoi tutje ai.

“E shteti ku pushteti e sulmon Gjykatën Kushtetuese është në krizë serioze.”, deklaroi Vllasi.

Vllasi thekson se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin zgjidhje nëse të njëjtët njerëz do të mbesin në skenën politike.

“Zgjedhjet e reja me njerëz të njëjtë në skenën e pushtetit nuk janë zgjidhje.”

Si alternativë, ai propozon kthimin në “pikën zero”, domethënë, te marrëveshja e mundshme ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë në këtë situatë është kthimi te pika zero, te pika pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë: Kryetarin e Parlamentit e kemi. VV dhe LDK të merren vesh për qeveri të koalicionit. Këtë e imponon rezultati i zgjedhjeve (48:20). Ky do të ishte një kompromis që e nxjerr vendin nga kriza.”

Sipas tij, kush nuk është i gatshëm për marrëveshje në interes të vendit, duhet të largohet nga politika.

“Kush nuk është i gatshëm për kompromis dhe marrëveshje në interes të shtetit dhe popullit, nuk duhet të merret me politikë.”

JU REKOMANDOJMË

Shefi i NATO-s i çon mesazh Putinit: Ndaloje luftën – jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë
Lajme

Shefi i NATO-s i çon mesazh Putinit: Ndaloje luftën – jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë

10/09/2025 - 13:33
3 shkollat që Përparim Rama i la vetëm premtim elektoral në letër – Dështoi t’i ndërtojë ato
Kryesore

3 shkollat që Përparim Rama i la vetëm premtim elektoral në letër – Dështoi t’i ndërtojë ato

10/09/2025 - 13:28
Përfaqësuesit e veteranëve priten në Parlamentin Evropian nga Mandl, ia paraqesin shqetësimet për Specialen
Lajme

Përfaqësuesit e veteranëve priten në Parlamentin Evropian nga Mandl, ia paraqesin shqetësimet për Specialen

10/09/2025 - 13:13
Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
Lajme

Ramadani: ‘Nuk ka Qeveri të re në vitin 2025’

10/09/2025 - 13:06
Presion Putinit për fundin e luftës, Trump i kërkon BE-së që t’i vendosë Kinës dhe Indisë tarifë 100%
Lajme

Presion Putinit për fundin e luftës, Trump i kërkon BE-së që t’i vendosë Kinës dhe Indisë tarifë 100%

10/09/2025 - 12:57
ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
Lajme

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

10/09/2025 - 12:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare

    Fundi i misterit: Gruaja nga Ferizaj që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • VOX Kosova: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për Faruk Mujkën

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ekskluzive: OJQ-ja i kthen Komunës mjetet financiare (6500 euro) që iu transferuan nga DKRS-ja, për të cilat u shkarkua dhe arrestua Fahri Jashari

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 11 persona e konfiskohen mbi 100 kg drogë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplasja në Banjskë

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë