Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani: ‘Nuk ka Qeveri të re në vitin 2025’

10/09/2025 - 13:06
në Lajme
A A
Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, ngërçi institucional po vazhdon.

Çështja ka mbetur tek zgjedhur e nënkryetarit nga komuniteti serb, gjë për të cilën Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të nxjerrë ditë më parë vendosi masë të përkohshme prej 30 ditësh duke ndaluar çdo veprim të deputetëve.

E konstituimi i plotë i këtij institucioni dhe i Qeverisë po duket ende larg.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”,njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani.

Ramadani tha se ‘është e qartë se nuk ka Qeveri të re në vitin 2025’.

Ai potencoi se ka mundësi të madhe që bllokada të vazhdojë edhe pas Vitit të Ri dhe ka rrezik për kolapsim të shtetit.

“Duket krejtësisht e qartë se nuk ka Qeveri të re në vitin 2025. Rrjedhimisht, mundësia që bllokada të kalojë edhe pas Vitit të Ri është e madhe dhe kështu paraqet fazë të avancuar të rrezikut për kolapsimin e shtetit.Kosova nuk ka Qeveri, sepse nuk ka Parlament” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.

Analisti, Ramadani, tha se vendi nuk do të ketë as President dhe rrjedhimisht mbetet në një situatë të rrezikut të sigurisë kombëtare.

“Në fillim të vitit të ardhshëm nuk do të ketë as President dhe rrjedhimisht mbetet në një situatë të rrezikut të sigurisë kombëtare, duke bërë që asnjë institucion të mos jetë në kryerje të kompetencave dhe autorizimeve kushtetuese.Tash për tash po shohim kolaps institucional brenda institucioneve, ndërsa në mars 2026 rrezikojmë të kemi kolaps financiar.Kjo ndërlidhet me rrezikun që të merr dimension të kolapsit të sigurisë” deklaroi ai.

Ramadani tha se zgjedhjet po shihen si e vetmja rrugë për të ecur përpara.

“Zgjedhjet e shpejta duket se janë e vetmja rrugë përpara, duke parë që nuk ka Qeveri Kurti 3 dhe nuk ka as shumicë të partive opozitare” tha Ramadani në përgjigjen e dhënë për.“Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro
02/08/2026 - 19:06

Roksana Ibrahimi është një emër i njohur në botën e showbizit shqiptar, pasi që ajo ishte kurorëzuar me titullin Miss Universe Kosova 2022. Përveç si figurë e ekranit...

Më shumëDetails

Arrestimet në kufij, Koci: Sa herë që gjendet varrezë masive në Kosovë, Serbia kundërpërgjigjet

Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë
02/08/2026 - 18:12

Telashet e kosovarëve nuk kanë të ndalur me fqinjin e tyre verior, Serbinë. Ministria e Jashtme e këtij shteti, njoftoi se në pikëkalimin kufitar me Hungarinë e ka...

Më shumëDetails

Aksident i frikshëm në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, shtatë persona të lënduar (Pamje)

Aksident i frikshëm në Kosovë pranë kufirit me Shqipërinë, shtatë persona të lënduar (Pamje)
02/08/2026 - 18:09

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë. Sipas Policisë së Kosovës,...

Më shumëDetails

Palestinezët thonë se Shtëpia e Bardhë po i bën presion Izraelit t’i ndalojë sulmet në Gaza

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
02/08/2026 - 17:28

Postimi i presidentit amerikan Donald Trump në Truth Social gjatë natës e bëri të qartë për Izraelin se nuk do të ketë sulme të menjëhershme ndaj Iranit, duke...

Më shumëDetails

Marrëdhëniet me SHBA-në: Serbia me full lobim, Kosova zero

Marrëdhëniet me SHBA-në: Serbia me full lobim, Kosova zero
02/08/2026 - 16:39

Komunikimet mes Kosovës dhe administratës amerikane po përballen me vështirësi, ndërsa mungesa e kompanive lobuese në Washington dhe pezullimi i dialogut strategjik kanë krijuar një boshllëk diplomatik që...

Më shumëDetails

Fluks i lartë turistik: Mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës

Fluks i lartë turistik: Mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri vetëm gjatë fundjavës
02/08/2026 - 16:22

Një tjetër shifër rekord e lëvizjeve gjatë sezonit turistik veror është regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në fundjavën e parë të muajit gusht, periudhë që pritet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ankohet Vuçiq: Danubi bie edhe 30 centimetra, kemi mbaruar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Detaje të reja rreth dëshmisë së vitit 2003 për va’rrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë