Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vllasi: Heqja e plotë e masave varet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE-ja kërkon qeveri serioze – jo marifete politike

19/12/2025 - 09:03
në Kryesore, Lajme
A A
Vllasi kritikon insistimin e Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit: Po shfrytëzohet nga Vuçiqi, Kurti po ‘i sjellë grushta’ kokës së vet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë pjesërisht disa nga masat e vendosura ndaj Republikës së Kosovës, duke hapur rrugën për investime milionëshe në projekte prioritare zhvillimore.

Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare të dërguar zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, nga Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian.

Në letër theksohet se Komisioni Evropian ka autorizuar heqjen e disa masave që lidhen me programimin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare.

Lidhur me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në një prononcim për “Front Online” ka thënë se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian e kanë dëmtuar vendin rëndë dhe kanë qenë të padrejta.

“Masat e vendosura e kanë dëmtuar Kosovën shumë. Ishin të padrejta dhe të panevojshme. Paralajmërimi se 50% do të hiqen është lajm i mirë”, tha ai.

Sipas tij, heqja e plotë e masave pritet të varet nga zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Kam përshtypjen se për heqjen e tërësishme po priten zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nëse ato do të kalojnë mirë, e sidomos nëse pas tyre bëhet shpejt konstituimi i Parlamentit të ri dhe formimi i Qeverisë së re mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve, masat do të tërhiqen në tërësi”, ka thënë Vllasi.

Ai paralajmëroi se përsëritja e bllokadave politike, mund të çojë vendin në rikthimin e masave nga BE-ja.

“Nëse përsëriten marifetllëqet si ato pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, jo vetëm që nuk do të hiqen 50% e masave të mbetura, por mund të kthehen të gjitha”, u shpreh ai.

Sipas Vllasit, Bashkimi Evropian kërkon bashkëpunim me institucione serioze dhe kompetente.

Tutje, ai shprehet se Serbia po vepron në mënyrë të vazhdueshme kundër interesave të Kosovës.

“BE dëshiron raporte me një qeveri serioze dhe kompetente. Edhe këto marifete në Këshillin Prokurorial lidhur me Besim Kelmendin po e zbehin imazhin e sistemit gjyqësor e prokurorial. Diplomacia jonë duhet të veprojë me seriozitet, ngase Serbia në secilin aspekt, me të gjitha format, po vepron kundër Kosovës. Ajo po agjiton edhe kundër heqjes së masave për të cilat bëhet fjalë”, ka deklaruar Vllasi

Masat e hequra përfshijnë një paketë kontratash prioritare që mbulojnë katër projekte madhore:

17.6 milionë euro për impiantin e ngrohjes qendrore të Prishtinës, përmes një marrëveshjeje kontributi me Bankën Evropiane të Investimeve;
12 milionë euro për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në Termocentralin Kosova B, në bashkëpunim me Zyrën e OKB-së për Shërbime të Projekteve;
3 milionë euro për skemën “Young Cell”, e cila përfshin grante direkte përmes Universitetit të Selanikut;
2 milionë euro për mbështetjen e kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, përmes një kontrate me Bankën Gjermane për Zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

Albin Kurti sot feston ditëlindjen

Kurti: Kosova pjesë e nismës globale të kodimit
24/03/2026 - 08:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston një ditë të veçantë. Më 24 mars shënohet ditëlindja e tij dhe këtë vit ai ka mbushur 51 vjet jetë. Kjo...

Më shumëDetails

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë