Pas qëndrimit në Shqipëri, gjatë ditës së nesërme Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën.
Mirëpo vizita e saj do të pritet me protesta nga një grup i të rinjëve.
Sipas njoftimit protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’.
Njoftimi i plotë:
Nesër, 1 tetor 2026, në ora 12:05, në VIP-in e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pritet të vijë Kryetar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas verdiktit antihistorik të Gjykatës Speciale në Hagë, rinia do të shprehë në mënyrë paqësore qëndrimin e saj për drejtësinë, historinë dhe dinjitetin e Kosovës.
Me parulla dhe mesazhe qytetare, pa dhunë dhe pa provokime.
🕊️ Pa dhunë. Pa provokime. Me dinjitet dhe qytetari.
📍 Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”
📅 1 tetor 2026
🕛 12:05
Zëri i rinisë dëgjohet më fuqishëm kur shprehet paqësisht dhe me dinjitet.














