Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është duke zhvilluar një vizitë në Kosovë, si pjesë e turit të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me këtë, në rrjetet sociale janë ndarë pamje ku shihen disa qytetarët të cilët në shenjë proteste, kanë bllokuar rrugën e eskortës së Von der Leyen.
Në një postim tjetër, thuhet se, protestuesit ishin nga Lipjani, dhe si pasojë e bllokimit të rrugës, thuhet se garda e Von der Leyen është detyruar të vazhdoj përmes rrugëve alternative.












