Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka konfirmuar heqjen e masave ndaj Kosovës.
Ajo ka bërë të ditur se arsyeja është transferimi paqësor i pushtetit lokal në veri.
“Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës”, shkroi ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian shtoi se planifikojnë ndihmë financiare prej 216 milionë eurosh e 205 milionë lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.















