Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të nisë procesi i numërimit të votave të diasporës, të cilat janë hedhur nëpër përfaqësitë diplomatike. Procesi pritet të fillojë në ora 16:00.
Megjithatë, analisti Agon Hana beson se këto vota nuk do të kenë ndikim të madh në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.
“Nuk mendoj se mund të luajnë ndonjë rol vendimtar. Populli tashmë e ka dhënë verdiktin e vet”, tha Hana, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme: