Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti t’i ‘rrëmbejë’ veç 14 për qind të votave në Skenderaj, për dallim nga komunat e tjera, ku kryesisht ka dalë e para.
Sipas rezultateve preliminare, VV ka marrë 2 mijë e 242 vota në këtë komunë.
Renditja e kandidatëve nis nga kreu, Albin Kurti, pas tij Glauk Konjufca, Hysni Mehani, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Ejup Maqedonci dhe Hajrulla Çeku – si 10-shja e parë.
Mehani, i cili ndonëse mori mbështetje nga partia pas rastit me Lushtakun, duket se është larg ulëses në Kuuvend.
Në nivel vendi, ai është i renditur i 81-ti, me 7 mijë e 449 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet bazuar në rezultatin zgjedhor.
Ndërsa Fatos Geci – emri i kësaj liste, që u kritikua shumë kohën e fundit, duket se ia pa sherrin deklaratave të tij skandaloze ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në total, Geci ka marrë 7,834 Vota, duke u renditur aktualisht i 76-ti, ndësa në komunën e vet s’i ka marrë as 200 vota – e edhe më pak në fshatin e tij, Llaushë, ku veç 35 banorë e votuan.













