Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it, se deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar. Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net . Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, ka deklaruar ai, transmeton KP.
Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet progresi i numërimit: