Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë opsioni i fundit, pasi u shpreh se opsioni më i mirë për dalje nga kriza është votimi i fshehtë në Kuvend.
Ai ka thënë para mediave të mërkurën se kundërshtuesit e votimit të fshehtë nuk po japin zgjidhje.
“Duam që zgjedhjet të jenë opsioni i fundit. Opsioni më i mirë që kemi është votimi në mënyrë të fshehtë për kryetare të Kuvendit. Ata që po e kundërshtojnë këtë, s’po ofrojnë zgjidhje”, ka deklaruar Murati.
Ai tha se është e çuditshme kërkesa e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri transicionale, duke thënë se ekziston mundësia e një qeverie stabile.
”Në raste kur ka luftë civile, dhe kur ka kriza të papara, kuvendi mbetet pa qeveri, atëherë propozohen ide të tilla. Realisht qeveria tranzicionale është kthim në kohën e UNMIK-ut, por ne s’jemi aty”.