Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime, refuzon 142 të tjera

10/06/2026 - 09:50
në Lajme
A A
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime, refuzon 142 të tjera
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës, po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri të mërkurën, më 10 qershor 2026, në orën 10:00, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë pako të supozuara me fletëvotime, nga të cilat 7,153 janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

Elezi bëri të ditur se arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, një dokument me të dhëna unike që KQZ-ja ua dërgon votuesve të regjistruar për votim me postë. Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako.

“Procesi i vlerësimit ka nisur më 9 qershor në orën 16:00 dhe synon të verifikojë nëse pakot janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove me fletëvotime që do t’i nënshtrohen numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Këto pako janë tërhequr nga 23 kuti postare të KQZ-së, të vendosura në 22 shtete të ndryshme dhe në Kosovë.

Sipas KQZ-së, nga këto kuti postare janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, ndërsa një pjesë e tyre tashmë janë transportuar në Kosovë për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit.

Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 6 deri më 17 maj 2026, gjithsej 104,480 shtetas janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Analisti Vela “zbulon” si vota e diasporës pritet të ndryshojë mandatet në Kuvend

Analisti Vela “zbulon” si vota e diasporës pritet të ndryshojë mandatet në Kuvend
10/06/2026 - 10:48

Analisti politik Blerim Vela ka thënë se votat e diasporës mund ta çojnë Lëvizjen Vetëvendosje deri në 53 deputetë, nga 48 sa projektohet t’i ketë aktualisht sipas numërimit...

Më shumëDetails

Kush do ta formojë qeverinë? Partitë politike japin sinjalet e para

Kush do ta formojë qeverinë? Partitë politike japin sinjalet e para
10/06/2026 - 10:40

Kosova po hyn në një fazë të re politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat prodhuan sërish një fitues, por jo një shumicë të mjaftueshme për të...

Më shumëDetails

Bastiset “DAKI MOBILE” në Pejë – sekuestrohen iPhone, Samsung dhe pajisje Apple me vlerë rreth 30 mijë euro

Bastiset “DAKI MOBILE” në Pejë – sekuestrohen iPhone, Samsung dhe pajisje Apple me vlerë rreth 30 mijë euro
10/06/2026 - 10:24

Një aksion i gjerë i zhvilluar në Pejë ka vënë në shënjestër biznesin e njohur të telefonisë “DAKI MOBILE”, ku autoritetet dyshojnë për kontrabandim mallrash dhe shmangie të...

Më shumëDetails

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme

Zahner: Kandidati për ambasador të SHBA në Kosovë do të nominohet në javët e ardhshme
10/06/2026 - 10:21

Luke Zahner, bashkëpunëtor i lartë në Departamentin për Siguri Kombëtare dhe Politikë Ndërkombëtare në Qendrën e Progresit Amerikan (Center for American Progress) në Uashington dhe ish-diplomat amerikan, ka...

Më shumëDetails

Musliu ironizon: Po flitet që Kurti e ka largu prej punës kamarierin që ia kish qitë kafen 40-she

Musliu ironizon: Po flitet që Kurti e ka largu prej punës kamarierin që ia kish qitë kafen 40-she
10/06/2026 - 10:17

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, është tallur me performancën e LVV’së dhe pritshmëritë e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Musliu...

Më shumëDetails

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së
10/06/2026 - 10:14

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Adriana Matoshi ironizon me deputetët para seancës: Veç po iu shkon fenerimi huç

    U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    320 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë