Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Votimi për nënkryetarin serb mban peng konstituimin – Rashiqit i mbetet edhe një shansë, disa të tjerëve u “digjen” mundësitë

28/08/2025 - 14:59
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhja e nënkryetarit serb- Lista Serbe nuk merr pjesë në administrimin e shortit, Rashiq po
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetët u mblodhën sërish sot për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë dhe të fundit të Kuvendit.

Procesi ka mbetur i bllokuar sërish te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur që të vazhdohet me short për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ku edhe ka ngecur në gjysmë konstituimi i Kuvendit.

Në sallë në seancën e sotme ishin të pranishëm 107 deputetë. Lista Serbe refuzoi të marrë pjesë në votim. Nënkryetari nga pakicat serbe ka dështuar të zgjidhet edhe sot, duke bërë që seanca të ndërpritet.

Shorti i ra së pari Branislav Nikoliqit. Ai nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Pastaj i ra shorti Zlatan Elekut, i cili dështoi tri herë të marrë votat e nevojshme. Stefan Kovaqeviq po ashtu dështoi që në tri votime të marrë shumicën e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Në tri votimet dështoi të zgjidhet edhe Branislav Nikoliq.

Votat e mjaftueshme nuk i mori as Sërgjan Povoviq i Listës Serbe e Igor Simiq. Në vijim shorti i ra Nenad Rashiqit, i cili mori vetëm 55 vota për. Kjo është hera e dytë që Rashiqi nuk votohet për këtë post dhe ka të drejtë të hidhet në votim vetëm edhe një herë.

Kjo bëri që kryetari Basha ta ndërpriste seancën, për vazhdimin e së cilës do të njoftojë më vonë administrata e Kuvendit.

Basha tha se e ndërpreu seancën për t’i thirrur në diskutime partitë e tjera parlamentare për ta votuar Rashiqin.

“Sa për njohurinë tuaj, jeni edhe dëshmitarë, Rashiqi është i vetmi deputet që po merr më së shumti vota për. Pra, teoria e gjasave që të zgjidhet nga komuniteti serb, gjasat më të mëdha i ka Nenad Rashiq, prandaj unë e mbylli këtë seancë këtu dhe i vazhdojmë diskutimet mes grupeve parlamentare që ta votojnë deputetin Nenad Rashiq”, tha ai.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët dhe më pas nis rrjedhja e afatit ligjor për formim të Qeverisë.

Seanca konstituive nisi më 15 prill, dhe deri më tani janë mbajtur 59 vazhdime të saj.

JU REKOMANDOJMË

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington
Kryesore

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

22/12/2025 - 22:52
Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”
Kryesore

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

22/12/2025 - 22:35
Fadil Geci: LDK 123 po rikthehet fuqishëm dhe e vendosur për fitore
Lajme

Fadil Geci: LDK 123 po rikthehet fuqishëm dhe e vendosur për fitore

22/12/2025 - 22:24
Komisioni Evropian miraton 2.3 miliardë euro ndihmë të re për Ukrainën
Kryesore

Komisioni Evropian miraton 2.3 miliardë euro ndihmë të re për Ukrainën

22/12/2025 - 22:11
Krasniqi i reagon Kurtit: Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen e tij, historinë dhe qytetarët
Lajme

Krasniqi i reagon Kurtit: Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen e tij, historinë dhe qytetarët

22/12/2025 - 22:06
Abdixhiku: Kur shteti bllokohet qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe përkrahje
Lajme

Abdixhiku: Kur shteti bllokohet qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe përkrahje

22/12/2025 - 21:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Numërimi i votave të diasporës, KQZ merr një vendim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë