Top Kolshi i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit, është dërguar sot para gjykatës.
Kolshi pas ndalimit nga policia dhe dhënies së deklaratës së tij, ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Vrasja dhe groposja e Enver Bajraktarit kishte tronditur qytetarët e Lipjanit dhe Kosovës në përgjithësi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.