Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vr’asja në Ferizaj, ngrihet misteri- ftohen dëshmitarë të rinj nga mbrojtja e të dyshuarit

19/05/2026 - 20:15
në Lajme
A A
Vr’asja në Ferizaj, ngrihet misteri- ftohen dëshmitarë të rinj nga mbrojtja e të dyshuarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt sot është mbajtur seanca për vrasjen e Bekim Varit, ku si i pandehur po dyshohet Leutrim Fejza. Përgjatë procesit gjyqësor, ku u morën në pyetje dëshmitarët e rastit, mbrojtja e të dyshuarit ngjalli dyshime lidhur me një deklaratë të njërit prej dëshmitarëve, i cili thotë se një person i kishte kërkuar të mos fliste për Varin, duke e cilësuar si rast të rëndë. Mbrojtja ka kërkuar që personi që është përmendur të ftohet si dëshmitar, kërkesë kjo e cila është miratuar sot nga gjykata.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që të thërrasë në cilësinë e dëshmitarëve G.Q dhe I.F pas dëshmive të dhëna nga katër dëshmitarë lidhur me rastin e Bekim Varit, trupi i të cilit u gjet në Pleshinë të Ferizajt, raporton Gazeta Insajderi.

Derisa dëshmitarët e parë rrëfyen momentet e dyshimta në kafene dhe lëvizjet e fundit të viktimës, mbrojtja e të dyshuarit Leutrim Fejza po insiston në marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni të hershme për ngjarjen, duke tentuar të zbulojnë se kush i përhapi informacionet e para për krimin.

ADVERTISING

Saranda Keqekolli Sadiku, avokate e të dyshuarit Leutrim Fejza, ka kërkuar pranë trupit gjykues që G.Q, pasi që i njëjti i kishte thënë dëshmitarit P.R “shuj mos e përmend se është rast i rëndë”.

“Unë si mbrojtëse e të pandehurit Leutrim Fejza propozoj që në cilësi të dëshmitarit të ftohet G.Q nga fshati Pleshinë pasi që i njëjti i ka thënë dëshmitarit P.R “shuj mos e përmend se është rast i rëndë”, prandaj kërkojm që të sqarohet se nga kush e ka kuptuar G. dhe pse i ka thënë këto fjalë dëshmitarit P.R”, ka deklaruar avokatja.

Ky propozim u kundërshtua nga avokati i familjes së dëmtuar, Gazmend Rexhepi, të cilët e vlerësuan kërkesën si të parëndësishme për çështjen dhe si përpjekje për të zvarritur procesin penal.

“Mundohen ta degradojnë të ndjerin edhe moralisht me deklarime të pavërteta”, tha avokati Rexhepi para trupit gjykues.

Megjithatë, kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit u pranua.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë deklaratat në polici të njërit nga familjarëve të viktimës, përmes të cilës mësohet se të njëjtit janë paraqitur në stacionin policor rreth një javë prej herës së fundit prej që e kishin parë.

“Unë deklaroj se me 22.01.2025 rreth orës 17:00 me veturë xhip i bardhë ka ardhur te shtëpia dhe djali im Bekim Vari ka hyrur në xhip dhe kanë dalur nuk e di ku. Të nesërmen nipit tim i ka ardhur një mesazh ku shkruante se “jam nisur për në Gjermani”. Nga ky moment ne jemi përpiquur të kontaktojmë me të por nuk kemi arritur. Nipi tjetër ka pyetur shokët e tij dhe ka zbuluar se kanë pasur në plan të nisen bashkë 3 persona. I.C më ka thënë që nuk ka arritur të niset në munges të pasaportës kurse babai i B.XH më ka thënë që djali im është nisur, por është nisur vetëm dhe ka mbërritur në Zvicër. Të tjera informata nuk kemi”, kishte deklaruar familjari në polici.

Çka thotë aktakuza?

Prokuroria Themelore në Ferizaj ngriti aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj të pandehurit Leutrim Fejza, nën akuzën se ka privuar nga jeta në mënyrë dinake dhe mizore bashkëfshatarin e tij, Bekim Vari.

Sipas dosjes së Prokurorisë, plani kishte filluar një ditë para krimit, më 22 janar 2025. I akuzuari, së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar, kishin shkuar me një kamionetë të bardhë në shtëpinë e viktimës për ta marrë atë. Ata kishin vendosur të shkonin në një vilë (barakë) në malet e fshatit Burrnik, ku ishin furnizuar paraprakisht me ushqime. Pasi kishin qëndruar aty deri të nesërmen pasdite, rrugës duke u kthyer në këmbë nëpër mal, rruga ishte devijuar qëllimisht në drejtim të fshatit Manastirc, thotë organi akuzues.

Aktakuza pretendon se më 23 janar 2025, rreth orës 18:30 – 20:06, i akuzuari Leutrim Fejza ka shfrytëzuar armën që viktima e kishte me vete—një pushkë gjysmë-automatike (Kallashnikov)—duke e qëlluar atë pas koke dhe duke i shkaktuar plagë menjëherë vdekjeprurëse. Për të fshehur krimin, sipas Prokurorisë, i dyshuari e kishte mbuluar trupin e të ndjerit me dhe, drunj e dushk në mal.

Për të fshirë çdo gjurmë, i dyshuari, sipas Prokurorisë, kishte përdorur një shkrepëse për t’u vënë flakën gjërave personale të viktimës në vendin e ngjarjes. Për më tepër, vetëm disa minuta pas vrasjes, prokuroria pretendon se i dyshuari kishte marrë telefonin e viktimës dhe i kishte dërguar një mesazh mashtrues djalit të vëllait të të ndjerit, duke shkruar: “Bir, jam nis xermani me nji shok, m’subani merak, bor kallxoju”, me qëllim që të linte përshtypjen se Bekim Vari ishte nisur ilegalisht për në Gjermani.

Trupi i pajetë i Bekim Varit u gjet i dekompozuar vetëm më 5 shkurt 2025 nga disa qytetarë.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë