Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq distancohet nga deklarata e ministres serbe për Kosovën: Nuk është politika e Serbisë

15/07/2026 - 21:17
në Lajme
A A
Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është distancuar nga deklarata e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, duke thënë se qëndrimi i saj nuk përfaqëson as vullnetin e tij dhe as politikën zyrtare të Beogradit.

Gjatë qëndrimit në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore–Ukrainë, Vuçiq e cilësoi deklaratën e ministres si të papërgjegjshme dhe theksoi se politika e Serbisë, sipas tij, është e orientuar drejt dialogut.

“Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk është politika ime dhe as politika e Qeverisë së Serbisë. Duhet ta themi këtë qartë”, deklaroi Vuçiq.

Reagimi i presidentit serb erdhi pas deklaratave të Paunoviqit, e cila në një intervistë televizive kishte thënë se, po të kishte qenë në pozitën e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, do të kishte ndërmarrë masa për spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Deklarata e ministres shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë. Institucionet e Kosovës e shpallën Paunoviqin person të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen dhe kalimin transit në territorin e vendit.

Nga Prishtina është kërkuar që Serbia të distancohet nga retorika dhe politikat e periudhës së Millosheviqit, duke theksuar se deklarata të tilla rikthejnë kujtesën për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë la mbi 13 mijë të vrarë dhe mijëra persona të zhdukur, ndërsa udhëheqës të lartë politikë dhe ushtarakë të ish-Jugosllavisë janë dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe dëbim të civilëve shqiptarë.

JU REKOMANDOJMË

Ndalja e bisedimeve me Kurtin, Abdixhiku: Mandati im është vënë në diskutim, qytetarët dhe LDK do ta pësojnë më së shumti

Ndalja e bisedimeve me Kurtin, Abdixhiku: Mandati im është vënë në diskutim, qytetarët dhe LDK do ta pësojnë më së shumti
15/07/2026 - 20:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një adresim publik ka treguar se pas nënshkrimeve brenda LDK-së për Kuvend Komunal do të mbahet ky kuvend,...

Më shumëDetails

Fabrika e cigareve në hetim: A ndikoi lidhja me Agasin në shpëtimin e dhëndrit të Shefqet Kastratit?

Fabrika e cigareve në hetim: A ndikoi lidhja me Agasin në shpëtimin e dhëndrit të Shefqet Kastratit?
15/07/2026 - 20:17

Një nga operacionet më të mëdha të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kundër kontrabandës së cigareve ka rikthyer në qendër të vëmendjes fabrikën “Albania Tabak -Fabrika e Re e...

Më shumëDetails

20 raste të reja në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë sqaron: Jo të gjitha janë të dyshuara për helmim

20 raste të reja në Han të Elezit, drejtoresha e Shëndetësisë sqaron: Jo të gjitha janë të dyshuara për helmim
15/07/2026 - 19:47

Drejtoresha e Shëndetësisë në Han të Elezit, Kimete Kuka, ka bërë të ditur se situata në komunë është aktualisht e qetë, ndërsa ka sqaruar se jo të gjitha...

Më shumëDetails

Abdixhiku me video-mesazh: Do nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së – momentalisht do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku me video-mesazh: Do nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së – momentalisht do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve
15/07/2026 - 19:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas verifikimit të nënshkrimeve që kërkojnë të mbahet Kuvendin Komunal, ka vendosur që të mbahet Kuvendi...

Më shumëDetails

KQZ-ja me përbërje të re deri më 20 gusht, përfundon mandati i Krasniqit, Gashit dhe Hamitit, kush do të jenë anëtarët e rinj?

KQZ-ja me përbërje të re deri më 20 gusht, përfundon mandati i Krasniqit, Gashit dhe Hamitit, kush do të jenë anëtarët e rinj?
15/07/2026 - 19:25

Përbërja aktuale e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të ndryshohet shumë shpejt. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kohë deri më 20 gusht për...

Më shumëDetails

Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA

Krimet Kibernetike zbarkojnë në Prizren, arrestohet nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, ka urdhër-arrest nga SHBA
15/07/2026 - 19:04

Një operacion i gjerë i Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, ku është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom”  (Video)

    Rrahje masive në sheshin e Skënderajt, disa të rinj bëhen “llom” (Video)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Kryeprokurorit të ri i vjen një urim nga nipi i tij, një nga zyrtarët më të lartë të BIK-ut

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish zv.ministri Mustafa Grainca bashkë me dhëndrrin dyshohet se rrahën brutalisht viktimën, shkak konflikti për një banesë në “Erta Invest”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edhe “Fitorja” Sh.P.K. e Tahir Malokut kapet duke abuzuar me çmime të naftës, shteti e dërgon në gjykatë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Qeveria gjermane do ta rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin, një pako cigare do të kushtojë kaq euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë