Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz

21/02/2026 - 10:51
në Lajme
A A
Vuçiq i bëri presion një gruaje t’i tregojë fëmijës se nuk është nëna e tij biologjike në një sallë me plot njerëz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një bisede me qytetarët e Borit nxiti një skenë që u bë emocionale për të pranishmit në sallë.

Me këmbënguljen e tij, një grua u detyrua të tregonte sekretin e saj familjar në sy të fëmijës së saj të sëmurë se ajo nuk ishte nëna e tij biologjike.

E gjithë kjo filloi gjatë një diskutimi për ndihmën sociale kur Gordana Kariq, e cila ishte përfituese e ndihmëës, kërkoi fjalën për t’iu ankuar Vuçiqit për problemet administrative me të cilat po përballet, shkruan Telegram.hr.

Ajo shpjegoi se për nëntë muaj nuk ka marrë asnjë kompensim për fëmijën e saj të sëmurë, i cili ka bërë disa operacione dhe vuan nga probleme me zemrën.

Në vend që t’i përgjigjej pyetjes për vonesën në pagesa, Vuçiq doli në mbrojtje të institucioneve.

“Mos gjykoni paraprakisht. Mjafton vetëm të sulmojmë dhe të bërtasim ‘ua’. A e dini se Qendra për Punë Sociale verifikon pasurinë?”, pyeti presidenti, duke sugjeruar se ndoshta ekziston një pengesë ligjore për pagesën e ndihmës.

Më pas Gordana Kariq u përgjigj se nuk ka asnjë pasuri përveç shtëpisë ku jetojnë. Dukshëm e shqetësuar, ajo u përpoq të ndërpresë pyetjet e mëtejshme, duke theksuar se për problemin kryesor nuk mund të flasë në prani të fëmijës.

Edhe pse gruaja e paralajmëroi qartë se fëmija nuk e dinte të vërtetën, Aleksandar Vuçiq  këmbënguli që ajo t’i tregonte të gjitha hollësitë, në mënyrë që, sipas fjalëve të tij, “problemi të zgjidhej menjëherë”. Nën një presion të tillë, Gordana Kariq, mes lotësh, shqiptoi fjalë që tronditën të pranishmit.

“Nuk më lejojnë ta birësoj. Unë jam halla e tij nga babai (strina), nëna e tij ka ndërruar jetë. E rris prej 13 vitesh, i plotësoj të gjitha kushtet, por vazhdimisht më refuzojnë. Nuk doja që ta mësonte në këtë mënyrë se unë nuk jam nëna e tij”, tha ajo në vaj para djalit që ishte ulur pranë saj.

Pasi shkaktoi një situatë që Kariq ishte përpjekur ta shmangte prej vitesh, Vuçiq vuri duart në kokë.

“Më vjen të shpërthej në lot bashkë me ju. Procedurat janë të ndërlikuara, por do të bëjmë çmos që ta zgjidhim. Do të merrni përgjigje deri të mërkurën”, tha ai, duke shtuar se ajo “në çdo rast është nënë për djalin, sepse kujdeset për të”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Grabitet shtëpia e kryeimamit në Mitrovicë gjatë kohës së taravive – hajnat marrin disa mijëra euro, armë zjarri dhe para të bamirësisë

Grabitet shtëpia e kryeimamit në Mitrovicë gjatë kohës së taravive – hajnat marrin disa mijëra euro, armë zjarri dhe para të bamirësisë
21/02/2026 - 11:37

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Mitrovicë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë para të...

Më shumëDetails

Edita Tahiri: Osmani ishte në SHBA, por nuk tregoi pse nuk u rivendos Dialogu Strategjik

Edita Tahiri: Osmani ishte në SHBA, por nuk tregoi pse nuk u rivendos Dialogu Strategjik
21/02/2026 - 11:31

Ish-zëvendëskryeministrja kritikon Vjosa Osmani për mungesë sqarimi rreth pezullimit të dialogut Kosovë–SHBA. Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet...

Më shumëDetails

Macron për vendimin e Gjykatës ndaj tarifave të Trump: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Macron për vendimin e Gjykatës ndaj tarifave të Trump: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci
21/02/2026 - 11:25

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të shtunën se vendimi i Supreme Court of the United States mbi tarifat e presidentit Donald Trump tregon se është e rëndësishme të...

Më shumëDetails

Tahiri: Osmani ka ndjekur agjendën e Kurtit, një emër nga familja Jashari për president do të ishte nder për Kosovën

Tahiri: Osmani ka ndjekur agjendën e Kurtit, një emër nga familja Jashari për president do të ishte nder për Kosovën
21/02/2026 - 11:20

Shefi i GP parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, duke folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, është shprehur skeptik se Vjosa Osmani mund të sigurojë 30...

Më shumëDetails

Anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje? Deputeti i CDU: Debati po shkon në drejtimin e duhur

Anëtarësim në BE  pa të drejtë vetoje? Deputeti i CDU: Debati po shkon në drejtimin e duhur
21/02/2026 - 10:57

Pas Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe deputetit të Gjelbër gjerman Anton Hofreiter (kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag),...

Më shumëDetails

Molliqaj e kritikon Abdixhikun: I ashpër me bashkëpartiaket, servil e i nënshtruar me Kurtin

Molliqaj: Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë – do ta kundërshtojmë një projekt të tillë
21/02/2026 - 10:37

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Duke e komentuar intervistën e tij të fundit, ai ka thënë se i pari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    631 Shpërndaje
    Shpërndaje 252 Tweet 158
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    566 Shpërndaje
    Shpërndaje 226 Tweet 142
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    282 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    894 Shpërndaje
    Shpërndaje 358 Tweet 224

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë