Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje? Deputeti i CDU: Debati po shkon në drejtimin e duhur

21/02/2026 - 10:57
në Lajme
A A
Anëtarësim në BE  pa të drejtë vetoje? Deputeti i CDU: Debati po shkon në drejtimin e duhur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe deputetit të Gjelbër gjerman Anton Hofreiter (kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag), edhe politikanë të tjerë kanë komentuar propozimin që anëtaret e rinj të BE-së të anëtarësohen pa të drejtë vetoje, shkruan në një artikull gazetari i FAZ, Michael Martens.

Nga CDU-ja, partia qeverisëse në Gjermani, deputeti David Preisendanz – raportues i grupit parlamentar për çështjet e zgjerimit të BE-së – u përfshi në debat. Duke iu referuar mosfunksionalitetit të politikës aktuale të zgjerimit, ai tha se debati për alternativa ndaj anëtarësimit të plotë (si opsioni i anëtarësimit pa veto) po “shkon në drejtimin e duhur”. Ai u shpreh në favor të një qasjeje graduale:

“Duhet të largohemi nga mendimi bardh e zi dhe nga logjika ‘brenda ose jashtë’. Kjo qasje ose–ose i ka mbajtur Ballkanin Perëndimor në pragun e BE-së për mbi 20 vjet. Duke pasur parasysh ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, kjo tashmë është bërë rrezik gjeopolitik”.

Sipas tij, nevojitet një qasje me faza: “Kushdo që përmbush reformat kyçe duhet të integrohet hap pas hapi – duke filluar me qasjen në tregun e përbashkët.” Për Serbinë, megjithatë, kjo çështje nuk është aktualisht në rend dite, shtoi ai:

“Anëtarësimi në BE – në çfarëdo forme – varet nga përmbushja konsekuente e kritereve thelbësore të anëtarësimit.” Edhe një anëtarësim pa veto do të nënkuptonte “zbatimin e hapave qendrorë të reformës, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit.”

“Por pikërisht këtu po shohim prapakthime në Serbi. Reforma e fundit gjyqësore dobëson pavarësinë e gjyqësorit. Presidenti Vuçiq po e largon vendin e tij nga BE-ja”, tha politikani i CDU-së.

“Për sa kohë që ky kurs nuk korrigjohet, Serbisë i mungon baza për çdo perspektivë serioze anëtarësimi – me ose pa veto”, përfundoi ai.

Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe politikani opozitar pro-europian serb Pavle Grbović në rrjetin X:

“Serbia mund të hyjë në BE edhe pa të drejtë vetoje – por nuk mund të hyjë me një qeveri të zhytur në krim e korrupsion, që mbyt median dhe shkatërron gjyqësorin”.

Ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i konsideruar si politikan pragmatik, u shpreh në favor të idesë së anëtarësimit pa veto. Në një konferencë për shtyp, ai e quajti këtë ide “një gjë fenomenale”:

“Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne; tërheq investime, rrit pagat dhe standardin e jetesës, i mban të rinjtë në Bosnje e Hercegovinë (…) Kjo është diçka që i duhet këtij vendi dhe nëse fokusohemi tek ajo, gjithçka do të bëhet më e lehtë dhe më e bukur. Jam absolutisht pro,” tha ai.

Fakti që Rama (dhe Vuçiq, të cilin Konakoviq nuk e përmendi me emër) e mbështetën idenë e anëtarësimit edhe pa veto, tregon sipas tij “se këta liderë janë të mençur”.

Një nga paraardhësit e tij, ish-ministri i Jashtëm Igor Crnadak, shprehu një mendim të ngjashëm: “Zgjerimi i BE-së pa të drejtë vetoje në fazën e parë është një ide e shkëlqyer.” Sipas tij:

“Kjo ide tregon kreativitet dhe vendosmëri për ta realizuar zgjerimin – gjë shumë e rëndësishme, pasi shumë forca pro-europiane në rajon kanë filluar të ndiejnë lodhje për shkak të perceptimit se kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

Ideja për pranimin e shteteve të reja pa të drejtë vetoje synon të adresojë rezervat e disa shteteve anëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar prej vitesh se pranimi i anëtarëve të rinj me të drejtë vetoje mund të çojë në bllokim të përhershëm vendimmarrjeje në BE, shkruan Martens.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha për F.A.Z.: “Zyrtarisht, qeveria maqedonase nuk ka marrë kurrë një propozim që do të nënkuptonte anëtarësim pa të drejtë vetoje”. Për këtë arsye, ai nuk dëshironte të jepte vlerësime që mund të perceptoheshin si të parakohshme.

Megjithatë, ishte e qartë se “shteti maqedonas ka qëndruar në portat e BE-së për shumë gjatë – me shumë kritere të përmbushura, por me ndjenjën e hidhur se rruga drejt BE-së po kontestohet padrejtësisht”, tha Mickoski.

Martens jep disa vërejtje përmbyllëse:

Reagimet e gjalla që shkaktoi raporti për një anëtarësim pa veto tregojnë zhgënjimin e thellë me retorikën tradicionale të zgjerimit të BE-së.

Në debat shpesh ngatërrohen konceptet: anëtarësimi në BE pa veto, anëtarësimi vetëm në tregun e përbashkët (pa qenë anëtar i BE-së), dhe integrimi gradual janë koncepte të ndryshme me pasoja të ndryshme.

Një keqkuptim i zakonshëm lidhet me tregun e përbashkët europian. Ai NUK është thjesht një zonë tregtie e lirë ku çdo shtet mund të anëtarësohet pavarësisht nivelit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Kushtet për anëtarësim në tregun e përbashkët janë politike, ashtu si në rastin e anëtarësimit të plotë në BE. Duhet të përmbushen plotësisht kriteret e Kopenhagës – jo vetëm komponenti ekonomik (“ekonomi funksionale tregu”), por edhe aspektet politike: stabiliteti i institucioneve, demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e pakicave.

“Pa përmbushjen e pjesës politike të këtyre kritereve, anëtarësimi në tregun e përbashkët është i pamundur. Kjo është arsyeja pse Norvegjia është pjesë e tij, ndërsa Bjellorusia nuk mund të ishte, edhe sikur ta dëshironte”, thotë Martens.

Mbetet për t’u parë nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor i përmbushin kushtet për tregun e përbashkët ose për anëtarësim në BE pa veto – dhe nëse këto alternativa do të pranoheshin nga shtetet aktuale anëtare.

Po, ideja e anëtarësimit në tregun e përbashkët ose e anëtarësimit pa veto mund të dështojë. Por një gjë është e sigurt: zgjerimi aktual, i ngecur në një rrugë pa krye që nga viti 2013, tashmë ka dështuar, thotë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë