Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vushtrria, qytet i vjetër më monumente kulturore

07/01/2024 - 08:53
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Vushtrria, qytet i vjetër më monumente kulturore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vicianum ose Vushtrria e sotme daton që nga koha iliro-dardane. Për vjetërsinë e saj kanë shkruar shumë studiues. Në kohën antike është quajtur VICIANA. Gjatë perandorisë romake bëhet Vicianum.

Qyteti i Vushtrrisë apo Viciana antike, daton që nga koha Iliro-Dardane. Monumentet antike që gjenden në këtë qytet më të lashtat, ura dhe kalaja e qytetit, datojnë qysh nga shek. II, kurse Hamami i qytetit që nga shek. XV i ndërtuar gjatë sundimit otoman. 

Ura e gurit, dikur e ndërtuar mbi lumin Sitnica, përbëhet nga 11 harqe, dy të zbuluara para pak vitesh gjatë hulumtimeve arkeologjike kurse dyshohet edhe për një hark në anën lindore të urës. Gurët e përdorur për ndërtimin e urës janë marrë nga fshatrat në rrethinë të qytetit ndërsa muret mbrojtëse të urës janë të lidhura me shufra hekuri të mbështjella me plumb të shkrirë. Ura është nën mbrojtjen e UNESCO-s. 

“Është një urë me 11 harqe, deri në vitin 2017 kur po bëheshin riparime mbi urë u zbuluan edhe dy harqe. Zbulimi i këtyre dy harqeve të reja përveç që ja shton vlerën historike dhe rëndësinë këtij monumenti e hedh poshtë edhe një teori të historisë serbe se ky monument është ndërtuar nga të ashtuquajturit  ‘Vëllezërit Vojnoviq’ në shek. XIV sipas tyre që kanë qenë nipa të perandorit Car Dushanit. Dhe ata thonë që ura është me 9 harqe”, ka theksuar historiani Izet Miftari.

Arkeologu Burim Rexhepi, flet për historikun e urës së vjetër.

“Ura e vjetër e Gurit sot është pa lum ku shekuj më parë ka kaluar lumi Sitnica, mirëpo nga një fenomen natyror i cili ka ndodhur në fund të shek:XVIII, lumi Sitnica ndërron shtratin dhe diku 12-13m më poshtë ka krijuar një shtrat të ri dhe nuk është kthyer nën urën monumentale e cila gjendet në Vushtrri”, thekson ai

Mu në zemër të qytetit të Vushtrrisë gjendet Kalaja e qytetit, e cila është po aq e lashtë sa edhe Ura e Gurit. Nuk dihet se kush ishte arkitekt i saj por dihet se daton që nga shek. II-të. Gjatë sundimit osman disa herë është shkatërruar por prapë është rindërtuar.

Shumë shtete janë munduar ta përvetësojnë si urën ashtu edhe kalanë e qytetit, gjoja si kala e ‘Vëllezërve Vojnoviq’, mirëpo zbulimet e fundit i rrëzojnë ato konkludime. Gurët nga të cilët është ndërtuar kalaja janë nga po  të njëjtat fshatra me gurët e të cilave është ndërtuar edhe ura.

Sipërfaqja e kalasë është 1100 metra katrorë. Ajo e ka pirgun me sipërfaqe afër 100 metra katrorë. Muret e kalasë janë të larta 10-12 metra, kurse trashësia e tyre është 3-4 metra.

Në oborrin e kalasë gjenden tre bunarë të ujit, hambari, kulla vrojtuese dhe së fundi është zbuluar edhe një derë e madhe nga ana lindore e kalasë, për të mohuar pohimin së porta e madhe është ajo kryesorja. Para disa vitesh u bënë renovime strukturale në tërë hapësirën e kalasë e cila tani përdoret për zhvillime kulturore.

“Kalaja është një monument ndryshe për shkak se gjendet në qendrën e qytetit. Dhe për shkak peshës dhe rëndësisë si monument në listën e MKRS ku gjenden edhe 23 monumente është edhe kalaja e Vushtrrisë. Disa studiues konsiderojnë se kjo ka qenë në fillim një lloj garnizoni romak në gjuhën e shkencës quhet CASTRUM dhe modeli katror apo katërkëndësh e vërteton që ka qenë garnizon ushtarak, sepse garnizonet ushtarake kanë qenë të këtij modeli”, ka theksuar Izet Miftari, historian.   

Arkeologu Burim Rexhepi thotë se materiali arkeologjik në brendësitë e kalasë i gjetur gjatë asaj periudhe fillimisht në strukturat brenda hapësirës së Kalasë, në strukturat e mureve bëhet zbulimi i një porte të re.

“Deri më tash nuk ka pasur informacione dhe zbulimin e disa objekteve arkeologjike të cilat bien ndesh ose faktojnë të kundërtën e asaj e cila është shkruar deri më tani në historinë e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë”, thekson ai.

Në anën perëndimore të qendrës së qytetit gjendet hamami i qytetit ose hamami i Gazi Ali Beut. I ndërtuar në shek. XV, u përdor si banja publike  e qytetit. Gjatë viteve të 50-ta dhe 60-ta janë dhënë mendime të shumta kundërthënëse se gjoja se ky hamam është ndërtuar në muret e një kishe. Hamami ka banjat e ndara, ventilimin, pjesën ku është ndezur zjarri për ngrohjen e ujit.

“Kemi të dhëna të faktuara që diku në vendin ku është nxjerr uji që në terminologjinë osmani njihet si qylhane në një mermer të bardhë është gjetur një mbishkrim latin I shek.I-rë, që i kushtohet perëndisë dardane ANDI e ne e dimë se kjo perëndi ka qenë perëndia e pjellorisë dhe vegjetacionit”. Thekson Miftari.

E arkeologu Burim Rexhepi, tregon për Hamamin dhe rëndësin e tij.

“ Hamami ka shërbyer si banjë publike. Ka qenë e qiftit TEK, quhet Hamami i Gazi Ali Beut ku si kompleks i përbashkët është edhe sot Xhamia e Gazi Ali Beut dhe Vakufi. Dhe në tapitë e vjetra osmane është kompleks i përbashkët”, thekson ai.

Në qytetin e Vushtrrisë ekzistonte edhe kulla e sahatit e cila u shkatërrua nga fundi i viteve të 50-ta. Gjithashtu gjendet teqeja 8 – këndore, tri  çezme nga 56 sa ishin dikur, edhe shumë objekte tjera antike, si xhamitë disa shekullore,Teqeja, Shtëpitë e vjetra, Rrugët me kalldrëm,Varrezat myslimane,etj./rtk

JU REKOMANDOJMË

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

100-shja për studentët, Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje

24/12/2025 - 22:59
Gashi: Qeveri dhe kryeministër në detyrë që shpërndajnë para pa asnjë bazë ligjore
Lajme

Gashi: Qeveri dhe kryeministër në detyrë që shpërndajnë para pa asnjë bazë ligjore

24/12/2025 - 22:57
Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
Lajme

Deda diasporës: Mirë se vini në Kosovën e shtrenjtë dhe pa rrymë – ndihmoni vendin me votë

24/12/2025 - 22:36
Abdixhiku: Vranjevci dhe Prishtina po flasin qartë, mbështetja për LDK-në është e fuqishme
Lajme

Abdixhiku: Vranjevci dhe Prishtina po flasin qartë, mbështetja për LDK-në është e fuqishme

24/12/2025 - 22:25
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore
Lajme

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24/12/2025 - 22:09
Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin
Kryesore

Albini përsëri babadimër? Kajtazi: S’po shpërndan dhurata, po e keqpërdorë buxhetin

24/12/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë