Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV ia dorëzon opozitës kuvendit, s’shkuan në tri seanca të jashtëzakonshme

16/10/2024 - 18:01
në Kryesore, Lajme
A A
VV ia dorëzon opozitës kuvendit, s’shkuan në tri seanca të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përgjatë një jave, në Kuvendin e Kosovës u mbajtën katër seanca, tri të fundit ishin të jashtëzakonshme. Të parën, që ishte vazhdim i seancës plenare, e lëshoi opozita pasi nuk kaloi kërkesa e tyre për debat parlamentar për bisedën mes Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit. Ndërsa tri të jashtëzakonshmet u mbajtën pa partinë më të madhe. Në mungesë të VV’së, Kuvendin e drejtuan nënkryetari nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, dhe ai nga LDK, Kujtim Shala.

Më pak se katër muaj kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Ende pa u përfunduar mandati, deputetët e pozitës dhe opozitës kanë krijuar ngërç në Kuvend. Kjo pasi në katër seancat e fundit nuk qenë prezentë dy palët.

Në seancën e 10 tetorit opozita shkoi me kërkesën që të aprovohet debati parlamentar për bisedën e publikuar mes shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, dhe kryeterroristit të Banjskës, Milan Radojçiq.

Pasi VV votoi kundër dhe votat pro nuk mjaftuan që të kalojë kjo kërkesë, partitë opozitare lëshuan sallën e kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, atë ditë tha se do të koordinohen për “veprime të mëtutjeshme”.

“Pas kësaj situate të krijuar e konsiderojmë të paarsyeshme që ne të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance, të shkojmë të koordinohemi për veprimet e mëtutjeshme”, tha ai.

Për të nesërmen (11 tetor) opozita thirri seancë të jashtëzakonshme për të njëjtën çështje. Aty mungoi Lëvizja Vetëvendosje dhe drejtimin e seancës e mori Enver Hoxha i PDK’së.

Në këtë seancë PDK prezantoi një rezolutë ku kërkohet nga Prokuroria e Shtetit të iniciojë hetim penal ndaj Mimoza Kusari- Lilës dhe shkarkimi i saj si shefe e GP të VV’së. Në mungesë kuorumi, kjo rezolutë nuk u miratua.

Seanca tjetër e jashtëzakonshme u thirr për të hënën (14 tetor) me qëllimin për të diskutuar rreth çështjes së ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Para se të nisë seanca, deputeti i VV’së, Enver Dugolli, në një konferencë për media ka thënë se nuk do të marrim pjesë në asnjë seancë të thirrur nga opozita derisa ata “të reflektojnë”.

“Tentimi për të diktuar apo shantazhuar grupin tonë parlamentar për shkarkimin e zonjës Mimoza Kusari- Lila si shefe e GP si kompensim i pjesëmarrjes në seanca dhe votimeve në këtë legjislaturë, është absurd, për të cilin ne nuk e pranojmë. Ne as nuk përzihemi se kë e votojnë ata për shefa GP të tyre e aq më pak të pranojmë kushtëzime të tilla për shefen e Grupit tonë Parlamentar. Si rrjedhojë ne nuk marrim pjesë në asnjë lloj seancë apo iniciative që vie nga ana e tyre derisa ata nuk reflektojnë dhe të shmangin këtë formë imponimi i cili nuk kalon”, tha ai.

Edhe në seancën e 14 tetorit, që e drejtoi Enver Hoxhaj, për shkak të mungesës së kuorumit, dështoi të votohet rezoluta e opozitës për ushqimin e FSK’së.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria, Ministria e Mbrojtjes që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme. Zyrtarët përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes duhet të japin dorëheqje. Ministri i FSK-së, zëvendësministri, sekretari i përgjithshëm dhe e gjithë hierarkia përgjegjëse në administratën e Ministrisë. Kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të hapet procedurë ligjore për të hetuar rastin, duke përfshirë edhe dyshimet për FSK-në për çështje që kanë të bëjnë me interesa korruptive”, thuhej në rezolutë.

Një seancë e jashtëzakonshme u mbajt edhe sot, të cilën fillimisht e drejtoi Enver Hoxhaj e më pas Kujtim Shala. Kjo për dy çështje: për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe bisedat e publikuara mes Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin dhe mes Mimoza Kusari- Lilës me Igor Simiqin.

Edhe në këtë seancë mungoi Vetëvendosje, derisa opozitarët mbajtën fjalime për rreth 2 orë.

JU REKOMANDOJMË

Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…
Lajme

Peci i reagon Osmanit: Qeveria Kurti e hodhi në shportë marrëveshjen e Trumpit, po të ishte zbatuar…

12/07/2025 - 16:54
Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA!
Lajme

Burim Ramadani: Dihet kush janë ata që për motive politike e fyen, sulmuan e poshtëruan Policinë e Kosovës

12/07/2025 - 16:45
Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifa 30% ndaj produkteve të BE-së
Lajme

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifa 30% ndaj produkteve të BE-së

12/07/2025 - 16:41
Osmani: Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, Trump njeri që kryen punë
Kryesore

Tash e lavdëron, dikur e kritikonte ashpër: Presidentja Osmani përgënjeshtrohet keq për Marrëveshjen e Uashingtonit

12/07/2025 - 16:20
Vuçiq kundër deklaratave të Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar – as që na shkon ndër mend
Lajme

Vuçiq kundër deklaratave të Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ushtar – as që na shkon ndër mend

12/07/2025 - 16:14
Kriza në Kuvend, Gjykata Kushtetuese: Kërkesat e PDK-së dhe të LDK-së ende janë në procedim
Lajme

Kriza në Kuvend, Gjykata Kushtetuese: Kërkesat e PDK-së dhe të LDK-së ende janë në procedim

12/07/2025 - 16:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë