Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja e humb rastin kundër Arsenijeviqit, PZAP: Ankesa e pabazuar në fakte

17/01/2025 - 11:10
në Kryesore, Lajme
A A
VV-ja e humb rastin kundër Arsenijeviqit, PZAP: Ankesa e pabazuar në fakte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka konsideruar si të pabazuar një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje kundër kryetarit të Srpska Demokratja, Aleksander Arsenijeviq.

VV-ja është ankuar se Arsenijeviq pengoi Kurtin në aktivitetin e paraparë në kuadër të fushatës dhe përdori gjuhë ofenduese ndaj kryeministrit. Arsenijeviq u arrestua nga Policia e Kosovës ditë më parë në veri të Mitrovicës.

LVV pretendon se Arsenijeviq ka filluar të ofendojë dhe të përdorë gjuhë ofenduse ndaj Kurtit dhe ministrave prezentë. Nëpërmjet kësaj, VV pretendon se Arsenijeviq ka shkelur nenin 34 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme, shkruan Insajderi.

“…Aty doli Aleksander Arsinjeviq kryetar i Srpska Demokratja që tentoj ta pengoj aktivitetin i cili është paraparë në kuadër të fushatës, filloj të ofendoj, duke përdorur gjuhë ofenduese dhe me zë të lartë dhe duke i fishkëlluar kryeministrit Kurti dhe ministrave e deputetëve që ishin ne shoqërim të tij, duke nxitur urrejtje, fyerje të kandidatit përkryeministër me ku me atë rast ka shkelur nenin 34 par.1 nën. Par.1.4 dhe 1.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kjo fillojë të nxitë tensione dhe i njëjti arrestohet nga Policia e Kosovës, pasi nuk përfilli rekomandimet dhe kërkesat që i njëjti të ndalet, të mos ofendojë dhe të mos fishkëllejë pasi që kjo pengonte aktivitetin”, thuhej ndër të tjera në ankesën e VV’së.

PZAP ka thënë se VV’ja lidhur me këtë ka bashkëngjitur vetëm një video incizim dhe, si rrjedhojë, ka mungesë faktesh.

“Pretendimet ankimore të parashtruesit të ankesës lidhur me shkeljen e pretenduar nga ana e kandidatit nga radhët e subjektit politik Srpska Demokratija, Aleksandër Arsenijeviq, Paneli i vlerësoj se janë të pa qëndrueshme dhe si të tilla i refuzoj, për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë nuk paraqesin ndonjë nga shkeljet e pretenduara, kjo pasi që parashtruesi i ankesës ka bashkangjitur vetëm një video incizim, ku shfaqej Arsenijeviq duke fishkëlluar e që për Panelin nga këto pamje të shfaqura në këtë video nuk mund të merret se i njëjti ka shkelur nenin 34 par.1 nën. Par.1.4 dhe 1.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme gjegjësisht se ka bërë çrregullimin apo pengimin e ndonjë tubimi të ndonjë subjekti politik, pasi që në ato pamje të shfaqura nuk vërehet se është duke u mbajtur ndonjë tubim zgjedhor i subjektit politik në fjalë.

Paneli nuk mund ta merr si te mirëqenë dhe të vërtet pretendimin për të cilin pala ankuese ju është referuar, prandaj lidhur me këtë çështje PZAP-i, ankesën e parashtruar e konsideron të pa bazuar në fakte, dëshmi të qarta dhe bindëse konform dispozitës ligjore të nenit 117 paragrafi 3 dhe 118 paragrafi 1 të LZP-së, dhe mbi këtë arsye vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi”.

JU REKOMANDOJMË

Ulet çmimi i naftës
Lajme

Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?

06/07/2025 - 13:49
Fundjavë e nxehtë, javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave
Lajme

Vala e të nxehtit zbutet, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

06/07/2025 - 13:38
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit
Kryesore

AInvest: Ngërçi politik i Kosovës, një udhekryq që kërcënon investimet rajonale – durimi i BE-së po pakësohet

06/07/2025 - 13:11
“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj
Lajme

“U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

06/07/2025 - 12:54
Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste
Lajme

Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

06/07/2025 - 12:43
Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
Lajme

Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

06/07/2025 - 12:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë