Gazetari Arlind Imeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje synon të vendosë Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.
“Pasi të kalojë bllokada e konstituimit, mendoj se hapi tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë vendosja e Albulena Haxhiut si nënkryetare në pozitën e kryetares së parlamentit. Kështu, Haxhiu do të udhëheqë seancat nga pozita e nënkryetares, sepse Dimal Basha ka përfunduar misionin e tij, pasi ka siguruar votat e PDK-së,” tha Imeri.
“Edhe kjo do të jetë njollë për sa kohë ekziston PDK-ja; kjo do të mbetet njolla e zezë e PDK-së,” shtoi ai.