Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Washingtoni njeh muajin e Ramazanit si festë zyrtare

24/02/2026 - 18:29
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Washingtoni njeh muajin e Ramazanit si festë zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Guvernatori i shtetit të Washington, Bob Ferguson, i cili vitin e kaluar u bë shteti i parë në SHBA që e shpalli Fitër Bajramin festë zyrtare shtetërore, ka nxjerrë një proklamatë, duke njohur periudhën 18 shkurt – 19 mars 2026 si muajin e shenjtë të Ramazanit.

Duke uruar “Ramadan Mubarak” për komunitetin mysliman që nis muajin e agjërimit dhe lutjes, Fergusoni tha se “myslimanët e Washingtonit janë pjesë përbërëse e strukturës shoqërore të shtetit tonë”, duke theksuar se ata kontribuojnë ndjeshëm në “vitalitetin ekonomik të Washingtonit, shërbimin publik, sistemet arsimore, institucionet shëndetësore, bizneset e vogla, sektorin e teknologjisë, artin dhe kulturën, si dhe organizatat jofitimprurëse dhe komunitare”.

Në dokument thuhet se Ramazani “është një muaj i shenjtë agjërimi, lutjeje, reflektimi dhe komuniteti, i kremtuar nga miliona myslimanë në mbarë botën dhe nga mijëra myslimanë në Ëashington”, duke shtuar se kjo periudhë forcon vlerat e “bujarisë, vetëdisiplinës, mirënjohjes dhe kujdesit për fqinjët”, transmeton Zeri.info.

Fergusoni përmendi gjithashtu ligjin shtetëror të vitit 2025, i cili njeh zyrtarisht Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin si festa shtetërore, duke e bërë Washingtonin shtetin e parë që ndërmerr një hap të tillë.

“Në cilësinë time si guvernator i shtetit të Washingtonit, shpall periudhën 18 shkurt – 19 mars 2026, që përkon me kremtimin e këtij muaji të shenjtë sipas përcaktimit nga shikimi i hënës dhe në përputhje me kalendarin hënor, si Ramazani në Washington”, thuhet në proklamatë.

Duke e ndarë letrën në rrjetet sociale, Fergusoni shtoi: “Ramadan Mubarak për mijëra myslimanët e Ëashingtonit që nisin një muaj agjërimi dhe lutjeje. Shteti i Washingtonit qëndron në mbështetje të komuniteteve tona myslimane”.

JU REKOMANDOJMË

Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt ambasadorët e huaj

Ligji për të Huajt që nis të zbatohet në plotni nga 15 marsi, Kurti përsëri takim me krejt  ambasadorët e huaj
24/02/2026 - 19:08

Kryeministri Albin Kurti, priti në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës. Siç njofton ZKM, ky është takimi i dytë i...

Më shumëDetails

Kastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet dikush nga Jasharët

Kastrati: Haradinaj, i kompletuar për president, por s’ka vota – të propozohet dikush nga Jasharët
24/02/2026 - 19:03

Profesori universitar, Ardian Kastrati, në DPT te Fidani në Klan Kosova, ka thënë se Ramush Haradinaj është kandidati i kompletuar për President. Megjithatë, ai tha se i njëjti...

Më shumëDetails

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen

Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk ndalen
24/02/2026 - 18:59

Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia. Në...

Më shumëDetails

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh

“Shpëlarje e parave”, tre të dyshuarve që u kapën me 1 milion euro në Merdar masë ndalimi 48 orësh
24/02/2026 - 18:24

Ditën e sotme, Dogana e Kosovës, ka njoftuar se janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar Merdare. Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe...

Më shumëDetails

Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandidat unifikues, jo zgjatim të partisë në pushtet

Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandidat unifikues, jo zgjatim të partisë në pushtet
24/02/2026 - 18:20

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione serioze dhe të përgjegjshme, duke thënë se edhe zgjedhja e presidentit...

Më shumëDetails

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare
24/02/2026 - 18:15

Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    732 Shpërndaje
    Shpërndaje 293 Tweet 183
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    807 Shpërndaje
    Shpërndaje 323 Tweet 202
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    582 Shpërndaje
    Shpërndaje 233 Tweet 146
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    825 Shpërndaje
    Shpërndaje 330 Tweet 206
  • A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë