Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet e ardhshme që mbahen me 9 Shkurt, është një emër i njohur për qytetarët e Vushtrrisë.
Me numrin 25 në listën e LDK-së, Tahiri synon të vazhdojë kontributin e tij për zhvillimin e qytetit dhe vendit edhe në Kuvendin e Kosovës.
Në vitin 2017, Tahiri shënoi një kthesë historike për LDK-në në Vushtrri, duke rikthyer këtë parti në pushtet pas një dekade mungese.
Si kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, ai udhëhoqi me vendosmëri dhe vizion të qartë, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.
Nën drejtimin e tij, LDK-ja arriti të fitojë një numër të madh ulësesh për Kuvend Komunal, duke konsoliduar pozitat e saj si një forcë e fuqishme politike në këtë komunë.