Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka shkruar se Osmani po e përfundon mandatin me ‘’plot suksese në politikën e jashtme’’.
“Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë. Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi në sfidën e radhës!”, tha ai.












