Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me vizitën e Presidentes Osmani gjatë kësaj jave në SHBA.
Haliti është shprehur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të ftohta si pasojë e paaftësisë për të krijuar Qeverinë dhe se Osmani po përpiqet të sigurojë një mandate për veten e saj.
“Marrëdhënjet e SHBA-së me popullin e Kosovës janë të çimentuara përjetësisht, marrëdhënjet e SHBA jan të akullta me qeverinë në detyrë, me Parlamentin e me Presidencen, për shkak të paaftësisë së tyre për të krijuar Qeverinë”-tha ai.
Haliti e cilësoi moskrijimin e Qeverisë të qëllimshëm për të moszbatuar projektin e Presidentit Trump.
“Besoj që e kanë kuptuar që moskrijimi i Qeverisë është i qëllimshëm dhe shumpalësh, qëllimi është sabotimi dhe pamundësimi i zbatimit të projektit të Presidentit Tramp, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës e Serbisë”- shtoi ai.
Ai potencoi se në kushtet kur Kosova se ka zgjedhur akoma Kryeministrin, i dërguari special i Presidentit s mund të filloj bisedimet
“Presidentja është me detyrë në OKB dhe po përpiqet që të sigurojë edhe një mandat për vehten e sajë”- përfundoi Haliti për Gazetën Blic.













