Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Xhevahir Geci, ka vendosur të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Geci, ditë më parë, ka vizituar simpatizantë dhe aktivistë të PDK-së në diasporë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij dhe PDK-së. Sipas burimeve të “Epoka e re”, ai i ka njoftuar ata se nuk do të kandidojë për deputet, duke theksuar se arsyet e këtij vendimi janë personale.
Ai ka bërë të ditur se ka zgjedhur t’u lërë hapësirë të rinjve, të cilët, sipas tij, mund të japin më shumë për partinë dhe angazhimin politik.












