Federata e Xhudos e Kosovës, ka njoftuar se ekipi kosovar i përbërë nga tre xhudistë të rinj do të marrë pjesë në Kupën Evropiane për Kadetë që do të mbahet nesër dhe pasnesër, në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Sipas njoftimit, Kosova garon me Jon Kukën (-55 kg), Roni Reshitajn (-66 kg) dhe Milot Gashin (-66 kg), transmeton Klankosova.tv
Në këtë kampionat do të marrin pjesë 432 garues/e, nga katër kontinente dhe 21 shtete.
Bashkë me xhudistët kosovarë ka udhëtuar edhe trajnerja, Majlinda Kelmendi./Klankosova.tv












