Spanja është shpallur kampione e botës për vitin 2026, pasi mposhti Argjentinën në finale dhe fitoi për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit.
Heroi i finales ishte Ferran Torres me golin e fitores në vazhdime, ndërsa suksesi i “La Rojas” erdhi falë kontributit të të gjithë skuadrës, përfshirë edhe Lamine Yamalin.
Edhe pse 19-vjeçari e mbylli turneun me një gol dhe një penallti të fituar, ndikimi i tij në ekipin e Luis de la Fuente ishte shumë më i madh se statistikat, transmeton Klankosova.tv.
Ai zgjodhi të luante për skuadrën dhe u shpërblye duke u bërë kampion bote në një moshë shumë të re.
Ylli i Barcelonës tashmë ka fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, ndërsa në kabinetin e tij ende mungojnë trofe si Nations league, Champions League, Superkupa e Evropës, Kupa Interkontinentale e FIFA-s dhe Kupa e Botës për Klube.
Megjithatë, duke qenë vetëm 19 vjeç, Yamal pritet të ketë shumë mundësi për t’i shtuar këto trofe në karrierën e tij, duke konfirmuar statusin si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror.














