Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Ambasadorët nuk po duan të ndihmojnë në themelimin e një qeverie të udhëhequr nga Kurti

03/06/2025 - 08:49
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka vlerësuar se tërheqja e faktorit ndërkombëtar nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike është reflektim i sjelljes së Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas Ymerit, në Debat Plus, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Vetevendosja duhet të reflektojnë më shumë përgjegjësi politike dhe të ndalin qasjen moralizuese ndaj kundërshtarëve.

Ymeri ka theksuar dy arsye kryesore që, sipas tij, ndikojnë në bllokadën aktuale institucionale në Kosovë: urgjenca për formimin e institucioneve për shkak të dialogut Kosovë–Serbi dhe rezervat e ambasadorëve ndërkombëtarë për të bashkëpunuar me një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti.

“Janë dy natyra: e para urgjenca për themelimin e institucioneve, e veçanërisht të koalicioneve, shpesh kanë qenë të ndërlidhura me dialogun. Dhe e dyta – në Kosovë me gjasë një pjesë e konsiderueshme e ambasadorëve nuk duan bashkëpunim me një qeveri kur udhëhiqet nga një person që nuk kanë pasur bashkëpunim të mirë. Kanë shije të keqe në bashkëpunim,” deklaroi Ymeri.

Ai sugjeroi se kriza politike nuk është vetëm çështje numrash në Kuvend, por edhe pasojë e një raporti të brishtë me partnerët ndërkombëtarë,
“Kurti dhe të tjerët e Vetëvendosjes duhet me dalë me pranu para të tjerëve edhe me thanë se ‘po, edhe na jemi politikanë sikur të tjerët, kurgjë ndryshe nuk kemi…’ Ne nuk kemi zbritur nga qielli, nuk jemi të shenjtë dhe ndryshojmë sikur të tjerët,” u shpreh Ymeri.

Ai shtoi se Kurti, përkundër numrave në Kuvend, nuk ka arritur ta krijojë qeverinë as pas tre muajsh, duke lënë të kuptohet se problemi është ose mungesa e vullnetit, ose paaftësia për të ndërtuar koalicione politike.

“Kur ti zhveshesh nga aura e politikanit, ti vërehesh që nuk ki lidhje si politikan. Prej 57 deputetëve i duhen vetëm edhe 4–5 për të bërë qeverinë. Tri parti janë që nuk janë Vetëvendosje. Nuk është punë peshkimi”, shtoi ai.

Ymeri kritikoi edhe raportet e dobësuara me ndërkombëtarët, duke përmendur qëndrimet përbuzëse të Qeverisë ndaj rekomandimeve të tyre gjatë viteve të fundit.

“Kemi refuzuar gjëra nga rekomandimet e tyre. Ne i kemi mshuar shkelm dhe ju jeni naiv e nuk e kuptoni situatën – jemi shtet sovran. Tash Kurti po i thërret ndërkombëtarët.”

Ai përmendi edhe takimin e fundit të Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar themelimi i qeverisë, si tregues i një qëndrimi të vonuar dhe të zbehtë nga partnerët ndërkombëtarë për çështjen.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: Po ndodh hajnia më e madhe në Kosovë – qytetarët po vidhen 24 orë në ditë përmes faturave të rrymës

13/11/2025 - 18:33
Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!
Lajme

“Do ta padis Përparim Ramën”, Murati thotë se s’po e mban të bllokuar buxhetin e Prishtinës

13/11/2025 - 18:17
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

13/11/2025 - 18:11
PZAP konstaton se tubimi i Albin Kurtit e Faton Pecit në Bajgorë ishte i kundërligjshëm, e gjobit VV-në me 2,500 euro
Lajme

PZAP konstaton se tubimi i Albin Kurtit e Faton Pecit në Bajgorë ishte i kundërligjshëm, e gjobit VV-në me 2,500 euro

13/11/2025 - 17:47
Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!
Kryesore

Përparim Rama: Hekuran Murati, boll më me lojëra politike, zhbllokoje buxhetin e kryeqytetit!

13/11/2025 - 17:29
Bastisje në Vushtrri: Policia sekuestron armë AK-47 dhe arreston një 34-vjeçar
Lajme

Bastisje në Vushtrri: Policia sekuestron armë AK-47 dhe arreston një 34-vjeçar

13/11/2025 - 17:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ministrja Hajdari deklarohet për gjendje të varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LDK jep arsyet se pse 28 dhjetori s’është datë e mirë për zgjedhjet: Është problem të organizohen në mënyrën më të mirë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë