“Fakti që nuk i ka votat e mjaftueshme për qeveri është ditë për një kohë të gjatë, me përjashtim të tentim mashtrimit të opinionit nga eksponentët e Vetëvendosjes përfshirë edhe ish kryeministrin Kurti të cilët vazhdimisht thonin se i kanë votat ku shihej qartë se nuk i kanë votat sepse metoda e përdorur nga LVV për ta krijuar shumicën në parlament ka qenë abuslutisht e paefektshme por edhe e padrejtë dhe e papranueshme. Meqë ne e dimë që në situata kur ka nevojë për bashkëqeverisje e siç e kemi këtë situata atëherë marrëveshja politike është ajo që e zgjidh problemin dhe nuk ka kurfar mundësie dhe as nuk do të kishte me qenë e dobishme po të bëhej përmes peshkimit të deputetëve individual e tentim kontrabandimit të them ashtu të votës së tyre”, tha ai.
Ymeri në një intervsitë për dokumentarin ‘Expose’, thotë se metoda e përdorur nga LVV për të siguruar shumicën, ka qenë e dështuar.
Ai vlerëson se zhvillimet pas zgjedhjeve dhe seancës konstituive të Kuvendit kanë qenë qartazi bllokim i qëllimshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, duke shpresuar se partitë do të lodhen dhe do të votojnë për qeveri.
“Në këtë drejtim mendoj se si metodë ka qenë e dështuar që nga fillimi dhe uroj që ta kenë marrë këtë mësim edhe LVV siç e dinë edhe partitë tjera që në situata të tilla gjëja më e rëndësishme është një marrëveshje transparente mes partive politike në të cilat merren vesh për cka do të bëjnë si qeveri për mandatin për të cilin po dakordohen, kush cilin post ministror do ta merrë dhe me ec tutje. Krejt kjo cka ka ndodh deri tash, prej momentit që kanë përfundu zgjedhjet e ka fillu seanca konstituive e Kuvendit, qartazi ka qenë bllokim i qëllimshëm nga LVV me shpresën që bllokimi do ti lodhë partitë tjera ose deputetët individual në mënyrë që pastaj tua marrë votën për qeveri”, u shpreh tutje.
Ymeri ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Kusari – Lilës, ku ka deklarurar se ka deputet të partive tjera të cilët e dinë se nuk zgjedhen dhe rrjedhimisht duhet ta votojnë qeverinë Kurti, që sipas tij kjo është absurde ku e konsideron si një lloj kërcënim të butë ndaj deputetëve.
“E kemi së fundmi këtë deklarimin skandaloz të Mimoza Kusari – Lilës, e cila tha se ka deputet të partive tjera të cilët e dinë që nuk zgjedhen dhe rrjedhimisht duhet ta votojnë qeverinë Kurti, që për mua është absurde sepse deputet të tillë ka edhe te LVV, por mendoj që kjo është një lloj kërcënimi i butë ndaj deputetëve në mënyrë që ta themeloj një qeveri përmes mjeteve jodemoraktike”, theksoi ai.
Sipas tij zgjedhjet janë opsioni më i mundësh në këtë situatë, ku thekson se gjasat janë që të jenë diku ka mesi i muajit dhjetor.
“Në këtë drejtim konsideroj se qartazi zgjedhjet janë opsioni gati se më i mundshëm në këtë situatë, tash varësisht edhe kur thirren ato por gjasat janë që të jenë diku ka mesi i dhjetorit. Problemin që e kam është që këto zgjedhje mund të mos prodhojnë rezultat shumë të ndryshëm, në kuptimin e numrave në Kuvend, që nënkupton që këto zgjedhje duhen shfrytëzuar nga partitë politike që të prodhojnë një mentalitet tjetër politik”, shtoi Ymeri.
Ndër të tjera analisti politik thekson se ka mundësi që Lëvizja Vetëvendosje të dal prap e para si parti, por thekson se mund ta ketë edhe një rënie.
“E mentaliteti tjetër politk është që ka mundësi që LVV të dal prap e para si parti, unë uroj dhe mendoj që ka me pas një rënie meqë shihet qartë se një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë për bllokadën e deritashme i është faturu LVV me të drejtë dhe Albin Kurtit dhe në këtë drejtim pres reflektim të qytetarëve karshi kësaj, por pavarësisht rezultatit në zgjedhje mendoj që secila parti politike e ka për obligim që tash gjatë fushatës të na tregoj edhe një gjë shtesë jo vetëm se cka mendojnë ata se do të bëjnë në formën e programit mirëpo edhe si do ta zhbllokojnë një situatë potencialisht bllokuese pas rezultatit të zgjedhjeve duke e marrë për shkasë këtë që e pamë gjatë këtyre muajve të këtij viti”, vlerësoi ai.
Ymeri pret që në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme Vetëvendosje të ketë një rënie, ku dhe ka treguar dy arsye.
“Nuk e di se si ka me qenë rezultati, unë pres që LVV me pas një rënie për dy arsye kryesore. E para është që LVV nuk është se ka pas kushedi cfarë performance gjatë qeverisjes dhe e tërë qeverisja e LVV është e përqendruar tek një çështje që është dmth atë që ata e kanë quajtur si çlirim të veriut i cili tash së paku në aspektin elektoral qartazi po del të jetë i pavërtetë, meqë jemi tash pas zgjedhjeve lokale dmth rikthimin e kryetarëve të komunave nga Lista Serbe në katër komunat në veri sic e kemi parë edhe një fitore jashtëzakonisht problematike do të thosha unë në të gjitha komunat me shumicë serbe të Listës Serbe në përjashtim të Kllokotit që shkon në raundin e dytë”, u shpreh ai.
Për fund, analisti vlerëson se rezultati zgjedhor mund të ndikohet edhe nga përfundimi i zgjedhjeve lokale.
“Në këtë drejtim edhe ky adut i LVV nuk është se ka kuptim tashmë në këtë fushatë të re, ndërkohë që natyrisht që rezultati zgjedhor mund të ndikohet edhe nga përfundimi i zgjedhjeve lokale, pra nga përfundmi i garave nëpër balotazh vecanarisht gara të rëndësishme janë Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja e kështu me radhë. Fajtorë tjerë që mendoj që mund ta ndikojnë votën e LVV është fajësimi i LVV-së ose përgjegjësia e LVV për bllokadën disamuajshe që tash në fund doli se ka qenë e qëllimshme për ta shmangur votën për qeveri duke pasur parasysh se nuk i kishin numrat si dhe qartazi edhe marrëdhëniet e rënduara me ShBA-të të cilët në deklarimin e tyre të fundit për suspendimin e dialogut strategjik, këtë suspendim ia faturojnë si përgjegjësi të drejtëpërdrejtë Albin Kurtit, pra as partisë e qeverisë jo por drejtëpërdrejtë ish kryeminsitrit. Dhe në këtë drejtim mendoj që qytetarët e Republikës së Kosovës tash e kanë më të qartë se sa problematike do të kishte me qenë një Kosvoë e qeverisur vetëm nga LVV”, përfundoi Ymeri për GazetaBlic.













