Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri: Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet Albin Kurtit, i cili është kundër gazit amerikan

12/06/2026 - 18:58
në Lajme
A A
Ymeri: Kosova nuk duhet t’i nënshtrohet Albin Kurtit, i cili është kundër gazit amerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janina Ymeri, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në EURO n’T7 ka folur edhe për refuzimin e vazhdueshëm të projektit të gazit amerikan nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas saj, as Kurti dhe as ministrja Artane Rizvanolli nuk japin arsyetime pse po e refuzojnë projektin e gazit amerikan, edhe pas thirrjes së fundit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Këta as vetë nuk janë duke ditur se çka janë duke i thënë jo e çka po. Gjithashtu, edhe arsyetimet nuk kanë sens. Thonë se do ta bëjnë projektin e gazifikimit, ndërkohë që nuk ka as studim të fizibilitetit për gazifikimin e thëngjillit nga Kosova, e aq më pak kur edhe nxjerrja e thëngjillit është problem dhe në raportet zyrtare flitet për rënie të sasisë së nxjerrë të thëngjillit. Pra, ose është koincidencë e papërshkrueshme, ose është i qëllimshëm refuzimi i gazit amerikan, edhe si shqyrtim, edhe si projekt tash”, ka thënë Ymeri.

Në anën tjetër, Janina Ymeri i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane në Prishtinë që për këtë projekt të mos flasë vetëm me disa persona që kanë pozita dhe të cilët nuk janë kredibilë, sepse kanë hyrë në grupe të WhatsApp-it për tendera, por që ky debat tepër i rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë e vendit të zhvendoset në një debat parlamentar, për të mos i lënë vend propagandës, pasi gazi për të cilin po flasim nuk është rus, por amerikan.

“Debati parlamentar është tepër i nevojshëm për të shmangur çdo ndikim të propagandës dhe që Ambasada Amerikane të na informojë për këtë projekt tepër të rëndësishëm për vendin, si dhe të na informojë se çfarë mund të bëjmë ne, tabori tjetër, që këtë projekt e sheh tepër të rëndësishëm për vendin. Ky pushtet i njëjtë në vitin 2021 e ka refuzuar projektin e gazit amerikan. As atëherë e aq më pak sot nuk është koha dhe as momenti të refuzohet një projekt i cili ka një dhjetëvjeçar që diskutohet për gaz amerikan. Në debat parlamentar ne mund t’i themi jo edhe shumë ligjeve, por para kësaj duhet të definohet pse po refuzohet ky projekt. Ne nuk duhet ta lëmë një njeri të vetëm me vendos për këtë projekt. Kush është Albin Kurti e kush është Artane Rizvanolli me i thanë jo projektit të gazit amerikan, njerëz të tenderave të WhatsApp-it? Edhe vetë Kurti dikur thoshte se shteti nuk i nënshtrohet një individi, e pse ne duhet t’i nënshtrohemi atij?”, ka shtuar Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
14/06/2026 - 10:19

Drejtori i Institutit “KIPRED”, Lulzim Peci ka vlerësuar se situata aktuale politike në vend është e ngjashme me situatën e shkurtit të vitit 2025. Peci, në një intervistë...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
14/06/2026 - 10:05

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të ministrisë, nafta do...

Më shumëDetails

Haradinaj shpërthen ndaj Kurtit: Tregun e mallrave ia dha Serbisë, energjinë po ia garanton!

Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
14/06/2026 - 09:28

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me politikat tregtare dhe energjetike të qeverisë së tij, duke e akuzuar për vendime...

Më shumëDetails

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari, kërkohej përmes Interpol-it

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
14/06/2026 - 09:11

Në Prishtinë është kapur një shtetas i huaj, i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Gjermane. Bazuar në njoftimin e...

Më shumëDetails

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut kosovar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut kosovar që humbi jetën tragjikisht në Itali
14/06/2026 - 08:40

Këtë të diel do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë. Lajmi...

Më shumëDetails

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

14/06/2026 - 08:18

Presidenti amerikan, Donald Trump feston 80-vjetorin e lindjes të dielën me një spektakël të jashtëzakonshëm ditëlindjeje që dikur do të dukej i paimagjinueshëm: një shfaqje luftimesh në kafaz...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    587 Shpërndaje
    Shpërndaje 235 Tweet 147
  • Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë