Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ymeri me kritika: Kurti nuk do me qeverisë, por me sundu

09/03/2026 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj qeverisjes, duke thënë se sipas tij, Kurti nuk është i interesuar të qeverisë por të mbajë pushtetin pa kontroll të plotë institucional.

Ymeri në “VV Show” deklaroi se, sipas mendimit të tij, Kurti “nuk po do me qeverisë dhe nuk di me qeverisë sipas asaj që ne e kuptojmë qeverisjen dhe politikbërjen”, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se ai nuk e dëshiron pushtetin.

Përkundrazi, Ymeri tha se Kurti synon sundimin politik, gjë që sipas tij bëhet më e lehtë kur institucionet që duhet të monitorojnë qeverinë nuk funksionojnë plotësisht.

“Janë disa faktorë për mendimin tem. E para është që Kurti nuk po do me qeverisë, nuk di me qeverisë sipas asaj që na e kuptojmë qeverisjen dhe politikbërjen mirëpo kjo nuk nënkupton që Kurti nuk po do pushtet. Kurti po do me sundu e sundimi i mundësohet dikujt që do me sundu vetëm duke mos pas insitucione të cilat e kanë përgjegjësu me monitoru punën e qeverisë, Kuvendi, Presidenca po ashtu ka një rol të caktuar në këtë drejtim”.

Sipas Ymerit, synimi i Kurtit është që të zgjasë sa më shumë periudhën si kryeministër në detyrë.

“Kurti mbetet kryeministër në detyrë, synimi i tij është me stërzgjat këtë periudhë me Gjykatë Kushtetuese. Dhe në këtë drejtim, për të është një situatë që ngjason me vitin e kaluar ai na e përsëriste shpesh që Kosova nuk ka Kuvend dhe Qeveri, dhe këtë e do ai, me qenë kryeministër i pakontrolluar, pa penguar. Me pas buxhetin me shpërnda buxhetin qysh tdon. Ka me i nda ka 100 euro për Bajram..Kur e ki një parti politike dhe një kryeministër që e ka të qartë ka do me shku vendi, ai ka nevojë për institucione që me ba në mënyrë të ligjshme, kur nuk e ke këtë ide, institucionet mujn me qenë pengesë. Kërkesa për llogaridhënie është pengesë”.

JU REKOMANDOJMË

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi, kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
25/05/2026 - 11:14

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 367-të, të hënën, ka zgjedhur Rrustem Thaqin kryesues të ri. Në votim morën pjesë 11 anëtarë, prej tyre gjashtë vota...

Më shumëDetails

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari

I shpëtoi nënës nga dora: Detaje nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari
25/05/2026 - 11:08

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasan, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në...

Më shumëDetails

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme
25/05/2026 - 10:53

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit...

Më shumëDetails

BIK del me njoftim për festën e Kurban Bajramit, ja ora kur falet namazi

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
25/05/2026 - 10:36

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të mërkurën, më 27...

Më shumëDetails

Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?
25/05/2026 - 10:28

Gjatë javës së kaluar Qeveria e Kosovës përmes pakos ‘’Inflacioni 2.0’’. Sipas pakos, 100 euro do të përfitojnë pensionistët, sektori privat, studentët dhe fëmijët. E lidhur me këtë...

Më shumëDetails

Hoti kritikon qeverinë: Shpenzuan mbi 2 mld. euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore

Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
25/05/2026 - 10:15

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë në detyrë se ka shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021–2025, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LVV e LDK shpërthejnë në diasporë, PDK asnjë takim me bashkëatdhetarët – vendnumëron në Kosovë

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë