Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Zafa” tallet pasi MPJD shpenzoi afro 15 mijë euro në librin e Shkelzen Gashit: Kjo qeveri ka mbet me i bë të obligueshme edhe librat e Nexhit

20/05/2025 - 17:45
në Lajme
A A
“Zafa” tallet pasi MPJD shpenzoi afro 15 mijë euro në librin e Shkelzen Gashit: Kjo qeveri ka mbet me i bë të obligueshme edhe librat e Nexhit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është tallur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me tenderin 15 mijë eurosh për blerjen e 500 kopjeve të librit të Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të Albin Kurtit, për masakrat në Kosovë.

Berisha me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ me humor ka thënë se Qeveria Kurti ka mbetur vetëm që librat e analistit kontrovers politik, Nexhmedin Spahiut, t’i bëjë obligative, shkruan Insajderi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka blerë 500 kopje të librit nga ish këshilltari i Albinit, Shkëlzen Gashi! Tipi është ai që për UÇK-së thonte, nuk ka qenë SHKA “Emin Duraku” por organizata kriminale që ka bërë krime mbi civilë etj etj. Kjo qeveri tash ka mbetë vetëm edhe librat e Nexhmdin Spahiut me i bë detyrim me u mësu nëpër shkolla, dhe e plotëson misionin djallëzor në këtë drejtim”, ka shkruar “Zafa”.

Kopjet e librave të kërkuara nga Ministria e Jashtme janë të përkthyera në gjuhën angleze.

Ato janë blerë nga shtëpia botuese “Dukagjini” përmes një tenderi të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës të MPJD’së.

Tenderi ka kushtuar përreth 15 mijë euro.

Gjatë negociatave mes anëtarëve të komisionit vlerësues dhe përfaqësuesit të shtëpisë botuese “Dukagjini”, palët arritën marrëveshje për zbritjen e çmimit për 1 euro – nga 15,000.00 në 14,999.00 euro.

Një zbritje më e madhe e çmimit është konsideruar e pamundur nga “Dukagjini”, e cila ka pohuar se shitja e librit bëhet pa asnjë përfitim financiar për kompaninë.

Përfaqësuesja e kompanisë, Klarita Demiri ka thënë se fitimet nga shitja e librit do të shkojnë në mbështetje të krijimit të një platforme dedikuar krimeve të luftës në Kosovë.

“Arsyeja për këtë është se shitja e këtij libri bëhet pa asnjë përfitim financiar nga ana e jonë, me qëllim të mbështetjes së krijimit të një web-faqeje dedikuar krimeve të luftes në Kosovë, e cila do të realizohet me të ardhurat nga ky libër”, citohet të ketë thënë përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dukagjini” në procesverbalin e negociatave.

Sipas Dosjes së Tenderit për “blerjen e librave për masakrat në Kosovë 1998-1999 në gjuhën angleze”, MPJD ka caktuar si kriter “një numër të masakrave të dokumentuara nga forcat serbe kundër civilëve, kryesisht shqiptarë, në vitet 1998-1999”.

Ky libër është përcjellë me kritika nga historiani Durim Abdullahu, i cili ka identifikuar anomalitë e librit për masakrat e kryera në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?
Lajme

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025 - 21:35
Kurti zbulon se çfarë pozite do të ketë Glauk Konjufca nëse arrin ta formojë Qeverinë
Lajme

Kurti zbulon se çfarë pozite do të ketë Glauk Konjufca nëse arrin ta formojë Qeverinë

20/05/2025 - 21:23
Kryesore

Morina: Në vend që dikush të marrë përgjegjësi për rrahjen brutale të Liridon Osmanit, policia po interviston gazetaren Edona Meholli për intervistimin e paautorizuar nga QKUK të viktimës

20/05/2025 - 21:14
Kurti godet PDK’në: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh
Lajme

Kurti godet PDK’në: Duhet të jetë në opozitë minimalisht edhe një mandat, mezi e nxorëm pas 20 vjetësh

20/05/2025 - 21:03
“Der Standard”: Qeveria Kurti me ministra të papërvojë, qytetarët e kuptuan se s’janë shpresa për ndryshim
Kryesore

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”: Me LDK’në bëhemi 77 deputetë, nëse na bashkohet NISMA 80…

20/05/2025 - 20:55
“Komandant Çeliku u kthye në Kuvend”/ Kurti për Limajn: S’mund t’i jap postin e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë
Lajme

“Komandant Çeliku u kthye në Kuvend”/ Kurti për Limajn: S’mund t’i jap postin e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë

20/05/2025 - 20:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    281 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Morina: Në vend që dikush të marrë përgjegjësi për rrahjen brutale të Liridon Osmanit, policia po interviston gazetaren Edona Meholli për intervistimin e paautorizuar nga QKUK të viktimës

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Çka ka Rexhep Qosja? Bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe mbyll profilin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U kapën duke bërë dallavere me testim për vozitje, arrestohen 2 persona

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë