Komuna e Obiliqit ka zbuluar se në një objekt të uzurpuar të këtij institucioni ku qëndronin disa familje serbe, po funksiononte një ambulantë ilegale e strukturave paralele serbe, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Me të marrë informatën komuna e Obiliqit ka njoftuar policinë e Kosovës e cila po mbledh aktualisht prova për funksionimin ilegal të kësaj ambulante që ofronte shërbime vetëm për serbët.
Veriu.info mëson se në këtë ambulantë përveç pajisjeve mjekësore aty janë gjetur edhe uniforma të policisë së Kosovës.
Sipas burimeve tashmë një polic i Kosovës po hetohet për lënien e uniformës së tij në depon e kësaj ambulante ilegale.
Më poshtë ju sjellim pamje se çfarë u gjet aty:













