Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet dosja: Këto janë tri rastet e pronarit të A.S. “Alberti” që dyshohet se u përfshi në dhënie të fajdeve, ja si funksiononte skema dhe emrat e të dëmtuarve

05/03/2023 - 18:01
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 2 mars Skender Bajrami – pronar i Auto Sallon “Alberti” ishte arrestuar në kuadër të aksionit ndaj disa biznesmenëve nën dyshimin për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Mirëpo, sot Gjykata Themelore e Ferizajt nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij biznesmeni multimilioner, duke e lënë të lirë të njëjtin.

Pra, nga 15 persona të arrestuar për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi, 14 të arrestuarve iu është caktuar masa e paraburgimit, përderisa vetëm Skender Bajrami ka arritur të lirohet. Gazeta online Veriu.info ka arritur të siguroj Aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt të marr sot, ku thuhet se për te pandehurin Skender Bajrami refuzohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Ekskluzive: Gjykata e liroi, por Skender Bajramit i ndalohet t’iu afrohet të dëmtuarve Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani, pasi dyshohet për tri vepra penale të fajdes (Dokument)

‘Betimi për Drejtësi’ ka publikuar pjesë nga dosja e prokurorisë, ku shpjegohet se si i pandehuri Skender Bajrami – pronar i Auto Sallonit “Alberti” dyshohet se është përfshirë në tri raste në dhënie të fajdeve.

Aty tregohet se si viktimat detyroheshin të blenin vetura me çmime shumë të larta dhe të njëjtat t’i shisnin menjëherë me çmime shumë të ulëta, me qëllim që me të njëjtat para të marra nga shitja e këtyre veturave të paguanin aty për aty obligimin për fajde.

I dëmtuari detyrohet të blejë veturën 75 mijë euro dhe të njëjtën t’ia shesë për 46 mijë euro të pandehurit për fajde

Ndërsa, në dispozitivin tre të kësaj kërkese të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Skender Bajrami, nga fillimi i vitit 2021 e në vazhdim, në auto sallonin “Alberti”, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare, në atë mënyrë që i dëmtuari Xhevdet Shala si pronar i ndërmarrjes hoteliere “Golden”, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të kryej këto obligime, i njëjti është detyruar të blejë nga i pandehuri Bajrami një veturë “BW X6”, e pa doganuar për çmimin prej 67 mijë euro, të cilat para thuhet se i ka marrë në dorë (kesh), e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit prej 19 mijë euro.

Tutje, në kërkesën e Prokurorisë thotë se nga rrethanat e cekuar si më lartë, i dëmtuari Xhevdet Shala është detyruar të blejë edhe një veturë “Taureg” për çmimin 75 mijë euro, mirëpo të njëjtën menjëherë ia ka shitur të pandehurit Bajrami për 46 mijë euro, të cilat para i ka marrë në dorë (kesh), e me të cilat para i ka paguar për fajde tek i pandehuri Salih Sinani, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit prej 29 mijë euro.

Me tej, gjithashtu  thuhet se në fillim të vitit 2021, në auto sallonin “Alberti”, i pandehuri Bajrami ka kontraktuar shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari Samir Bajrami, pronar i ndërmarrjes tregtare “Ornela”, për shkak të vështirësive financiare, si pasojë e pandemisë “Covid-19”, si dhe obligimeve nga pagesat e fajdeve për personat tjerë, në pamundësi që të paguaj këto obligime, është detyruar ta blejë një veturë “Mercedes GLS2”, me çmim prej 30 mijë euro, të cilin me ndihmën e të pandehurit Salih Sinani e ka shitur në auto sallonin  “Alberti” me çmim prej 14 mijë euro, të cilat para janë paguar në dorë, kurse i dëmtuari ka pësuar dëm pasuror në shumë prej 16 mijë eurove.

Me këtë rast, i pandehuri Bajrami dyshohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të (KPRK).

Tutje, në kërkesë thuhet se i pandehuri Bajrami, me qëllim që t’i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si pronarë i auto sallonit “Alberti”, i pandehuri Bajrami me rastin e shit-blerjes së veturave, pagesën e ka bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, me ç’rast buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në disa mijëra euro.

Për këtë ai ngarkohet të ketë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 paragrafi 1 të KPRK-së.

Dosjen e plotë të Betimi për Drejtësi e gjeni KËTU

Ndryshe, Skender Bajrami është aksionar me 10% (17 milionë euro) në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”, e cila pritet të hapet më 09.03.2023, por që nuk dihet se a do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.

Më poshtë gjeni artikujt e tjerë për arrestimin e Skender Bajramit:

Ekskluzive: Seanca u mbajt në QKUK – Ja si ndikoi prokurori Rasim Maloku në lehtësimin e marrjes së vendimit për lirimin e të arrestuarit për fajde, Skender Bajrami (Dokument)

“Era shtet”! Lirohet Skender Bajrami – pronar i A.S. “Alberti”, i arrestuar për fajde

Veliu: Çuditërisht lajmi për arrestimin e pronarit të “Albertit” u “zhduk” nga mediet

Ky është aksionari i “Prishtina Mall”, Skender Bajrami, që u arrestua në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Skender Bajrami i A.S. “Alberti”, i arrestuar në aksionin kundër fajdes, detyrimit dhe shmangies tatimor është aksionar në “Prishtina Mall” me 17 milionë euro

Skender Bajrami, pronari i Autosallonit “Alberti”, në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm të Policisë kundër fajdes, detyrimit dhe shmangies tatimor

JU REKOMANDOJMË

Ekspozita me pasaktësi për masakrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë

Ekspozita me pasaktësi për masakrat, Shkëlzen Gashi: Pjesa dërmuese e qytetarëve e dinë se nuk i kam shërbyer Serbisë
03/04/2026 - 21:56

Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave që i janë bërë atij për ekspozitën në sheshin e kryeqytetit Masakrat në Kosovë, duke thënë se emri i tij është përdorur...

Më shumëDetails

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut
03/04/2026 - 21:45

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog.Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën...

Më shumëDetails

Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë

Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë
03/04/2026 - 21:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur sot me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi. Mustafa, tha se teksa ai...

Më shumëDetails

Osmani nesër zyrtarisht ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër zyrtarisht ia dorëzon detyrën Haxhiut
03/04/2026 - 21:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në orën 16:00 do ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Kjo u bë e ditur në komunikatën për media nga Zyra...

Më shumëDetails

Turqia mbështet Kosovën me 3.8 milionë euro ndihma ushtarake

Turqia mbështet Kosovën me 3.8 milionë euro ndihma ushtarake
03/04/2026 - 21:01

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur marrëveshjen me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë 3.8 milionë euro.Megjithatë, Maqedonci njoftimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Çitaku-deputetëve të VV: Folni edhe që s’po ia qëlloni, bile gaz e gurë s’po gjuani më

Çitaku-deputetëve të VV: Folni edhe që s’po ia qëlloni, bile gaz e gurë s’po gjuani më
03/04/2026 - 20:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti është krenare për historinë e saj, dhe që ajo e ka pjesë të ‘’trashëgimisë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dita 16: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po i mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, kompanitë Melii FARM, Meli Holding dhe Mishtore Meli

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë