Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër

10/07/2026 - 12:14
në Lajme
A A
Zbulohet motivi i dyshuar i vrasjes së gruas 55-vjeçare në Shkodër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Siç shkruan portali Shqiptarja.com, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit.

Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas avokatëve, 64-vjeçari kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk ishte në dijeni se ajo ishte e mbushur me fishekë.

Ata pretendojnë se arma ishte mbushur disa ditë më parë nga bashkëshortja, pa dijeninë e tij. Megjithatë, hetuesit nuk e mbështesin këtë version.

Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur. Këto deklarime nuk konsiderohen dëshmi zyrtare, pasi nuk janë dhënë gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë.

Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës. Të afërm dhe banorë të zonës i përshkruajnë si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa vrasja ka tronditur opinionin publik. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.

JU REKOMANDOJMË

RTK pa paga prej 10 ditësh, sindikatat paralajmërojnë protestë të hënën

“M’i qepu Vjosës” i kushton me punë kryeredaktorit të RTK-së
10/07/2026 - 12:11

Federata Sindikale e RTK-së dhe SPERTK kanë paralajmëruar protesta, duke bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha mundësitë për pritje lidhur me ekzekutimin e pagave të punonjësve....

Më shumëDetails

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë

Me uniformën e UÇK-së në ditën e diplomimit – Erdet Berisha, djali i komandant “Shkupit”, diplomon në Holandë
10/07/2026 - 12:09

Një moment i veçantë krenarie për familjen Berisha u shënua në Holandë, ku Erdet Berisha, djali i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferid Berisha – i njohur...

Më shumëDetails

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar

Kurti hyn në ‘rol’ paszgjedhor, tash e quan AAK-në parti të respektuar
10/07/2026 - 11:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit. Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është...

Më shumëDetails

“Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten

“Fluturon” me Lamborghini, kosovarja kap shpejtësinë marramendëse prej 200 km/h dhe e filmon veten
10/07/2026 - 11:41

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, pasi një vajzë nga Kosova shihet duke vozitur një Lamborghini dhe duke regjistruar momentin gjatë udhëtimit....

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, por s’kemi rezultat konkret

Kurti pas takimit me Hamzën: Ishte konstruktiv, por s’kemi rezultat konkret
10/07/2026 - 10:59

Kryetari i VV-së, Albin Kurti është prononcuar para mediave pas përfundimit të takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza. Ai tha se me të pati një takim konstruktiv...

Më shumëDetails

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK mbetet në opozitë, suksese VV-së me partitë e tjera

Hamza pas takimit me Kurtin: PDK mbetet në opozitë, suksese VV-së me partitë e tjera
10/07/2026 - 10:49

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga takimi me kreun e LVV-së, AlbinKurti. Hamza ka thënë se PDK këtë mandat do të jetë në opozitë dhe ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    Fluturimi i WizzAir – Evropa ishte fjalë për fjalë dy sekonda larg një tragjedie të paparë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë