Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka publikuar një video në rrjete sociale.
Në video, e cila duket se është filmuar pa dijeninë e produksionit, shihet ish-banorja Bia Khalifa duke mbajtur në duar një telefon që i është gjetur ish-banores tjetër, Alba Pollozhani.
“Ja një provë që më ka ngjallur pikëpyetje: telefoni i Alba Polozhani u gjet brenda shtëpisë, pas daljes së Bia Kalifa. Në këtë material shihet momenti kur i kërkohet nga Olsa Muhamedi që të mos tregojë askujt. Kjo është jashtë ligjit të licencës së Bigut të Holandës, me këtë preken parime të Bigut ku në Big nuk duhet të ketë informacione nga jashtë dhe, posaçërisht, të kemi telefon brenda. Ky telefon është sigurisht i dhënë Albes nga produksioni!”, ka shkruar Rexha në përshkrimin e videos.











