Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zelensky del me shkrim të gjatë: Thelbësore të na përkrah presidenti Trump, ai dëshiron përfundimin e luftës

01/03/2025 - 13:48
në Kryesore, Lajme
A A
Zelensky del me shkrim të gjatë: Thelbësore të na përkrah presidenti Trump, ai dëshiron përfundimin e luftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me disa shkrime në rrjetin social “X”, pas zhvillimeve të mbrëmshme ku pati një debat para kamerave me presidentin amerikan, Donald Trump dhe zëvendësin e tij, JD Vance, derisa po mbanin takim në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Zelensky ka theksuar se është “thelbësore” për Ukrainën që ta ketë përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Është thelbësore për ne ta kemi përkrahjen e presidentit Trump…Ai dëshiron të përfundojë luftën, por askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ne” – ka thënë presidenti ukrainas, transmeton Nacionale.

Zelensky ka theksuar mirënjohjen e tij për përkrahjen e ShBA-së ndaj Ukrainës, në këto tri vite prej kur Rusia pushtoi shtetin e tij.

Derisa zëvendëspresidenti Vance vuri në pikëpyetje nëse lideri ukrainas ka falenderuar ndonjëherë ShBA-në për përkrahjen, Zelensky ka shkruar:

“Jemi shumë mirënjohjes ndaj ShBA-së për gjithë përkrahjen. Jam falenderues ndaj presidentit Trump, Kongresit dhe gjithë popullit amerikan. Ukrainasit e kanë vlerësuar gjithmonë këtë përkahje, sidomso gjatë këtyre tri viteve të pushtimit”.

Ai ka theksuar se pavarësisht përplasjes gjatë së premtes, Ukraina dhe ShBA “vazhdojnë të jenë partnerë strategjikë. Por, duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejt me njëri tjetrin dhe të kuptojmë qëllimet tona të përbashkta”.

Zelensky ka shtuar se Ukraina është gati ta nënshkruajë marrëveshjen për mineralet.

“Por kemi nevojë më shumë se për këtë. Një armë pushim pa garanca sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën. Jemi duke luftuar që tri vite, dhe populli ukrainas duhet të dijë se Amerika është në anën tonë”.

“Populli amerikan ndihmoi që ta shpëtojë popullin tonë. Njerëzit dhe të drejtat e njeriut vijnë të parat. Jemi sinqerisht falenderuar. Duam vetëm marrëdhënie të fuqishme me Amerikën, dhe shpresoj që t’i kemi” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Më poshtë, e gjeni të përkthyer nga Nacionale pjesën më kryesore nga përplasja Trump-Zelensky:

Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…

Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.

Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…

Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.

Zelensky: Do të ndjeni ndikim

Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.

Zelensky: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.

JU REKOMANDOJMË

Ironizon Maliqi: Shqipëria e krijoi si ministre Diellën, VV mundet me shpik Botoviqin – e bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese
Kryesore

Ironizon Maliqi: Shqipëria e krijoi si ministre Diellën, VV mundet me shpik Botoviqin – e bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese

18/09/2025 - 09:06
Çka thanë ish-zyrtarët amerikan për pezullimin e dialogut strategjik?
Kryesore

Çka thanë ish-zyrtarët amerikan për pezullimin e dialogut strategjik?

18/09/2025 - 08:49
Haziri reagon pas protestës kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri: James Rubin ka shkaktuar kthesën e madhe

18/09/2025 - 08:38
Lladorvci përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në, thotë se në Drenas s’do të ketë balotazh
Lajme

Lladorvci përjashton mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në, thotë se në Drenas s’do të ketë balotazh

18/09/2025 - 08:32
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Lajme

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq

18/09/2025 - 08:21
Haradinaj: Veprimi i Osmanit e ndryshon gjendjen, Kushtetuesja do ta gjejë një zgjidhje, shpresoj të mos vonohet
Lajme

Haradinaj: VV më ka lyp votë për Rashiqin, jo për Donika Gërvallën

18/09/2025 - 08:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë