Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet që të takohet të enjten në Londër më kryeministrin britanik Keir Starmer, vetëm një ditë para samitit mes presidentëve të ShBA-së e Rusisë, Donald Trump e Vladimir Putin.
Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët nuk do të marrin pjesë në takimin mes dy presidentëve në Alaskë, zhvilluan një bisedë të përbashkët nga distance me presidentin amerikan të mërkurën për ta ritheksuar pozicionin e tyre.
Kryeministri britanik tha se integriteti territorial i Ukrainës duhet të mbrohet dhe kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë, raporton televizioni BBC.
Javën e kaluar, Trumpi paralajmëroi se mund të ketë “ca shkëmbim territoresh, “për të mirën e të dyja palëve”, duke shkaktuar frikë se Ukraina mund të detyrohet që të japë disa zona me qëllim që t’i jepet fund konfliktit.
Ukraina ka këmbëngulur se nuk do ta pranojë kontrollin rus mbi territoret e pushtuara, përfshirë Krimenë, ndërsa Moska kërkon që të mos tërhiqet nga to.