Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

07/08/2025 - 11:22
në Lajme
A A
Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.

Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si “shumë frytdhënëse”, por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës.

Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin “shumë shpejt”.

“Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

“Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen”, shtoi ai.

Udhëheqësi ukrainas tha të enjten në mëngjes se ka planifikuar t’i zhvillojë “disa” biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë.

“Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare”, shtoi Zelensky.

“Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj”, përfundoi ai. /REL

JU REKOMANDOJMË

“Ish- drejtuesit e UÇK në hapsanën e Hagës në kundërshtim me çdo standard”, Spiropali për protestën: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare
Lajme

“Ish- drejtuesit e UÇK në hapsanën e Hagës në kundërshtim me çdo standard”, Spiropali për protestën: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare

07/08/2025 - 22:37
OVL e UÇK-së falënderon qytetarët për mbështetjen: Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon
Kryesore

AP: Veteranët e UÇK-së protestuan kundër Gjykatës Speciale të mbështetur nga BE

07/08/2025 - 22:24
I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, detaje të tjera se si arriti serbi të arratisej nga burgu në Mitrovicën e veriut
Lajme

I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, detaje të tjera se si arriti serbi të arratisej nga burgu në Mitrovicën e veriut

07/08/2025 - 22:05
Thaçi nga Haga: Edi Rama po bën historinë evropiane të shqiptarëve
Kryesore

Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

07/08/2025 - 21:55
Basha: Argatët që bërtisnin nëpër studio se s’ka kapacitete Policia, besoj nga dje e mbyllin gojën
Lajme

Basha e luan ekspertin kushtetues, tregon se çka duhet të vendos nesër Gjykata Kushtetuese

07/08/2025 - 21:34
Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi
Lajme

Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

07/08/2025 - 21:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” -Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj

    “Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” -Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Goditje” e madhe për Agim Aliun në Ferizaj, largohet nga PDK aktivistja më e zëshme Elsa Aliu

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kajtazi i reagon Kurtit pas qasjes ndaj gazetares: “Ke marrë para nga Devolli, trego ku punon gruaja jote”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dejona Mihali sulmon Hashim Thaçin ditën e protestës: Kërko falje

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë