Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale

20/01/2025 - 11:41
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhja e kryetarit Besnik Berisha: Prokuroria Themelore konfirmon se po e shqyrton rastin për vepër penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se po e shqyrton nëse ka elemente të veprës penale, zgjedhja e kryetarit të ri Besnik Berisha në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se për zhvillimet e 17 janarit në KPM, është angazhuar një prokuror.

“Po, jemi në fazën e shqyrtimit, është angazhuar një prokuror, poashtu jemi duke e vlerësuar aspektin e kompetencës, nëse është kompetencë e Prokurorisë sonë apo e Prokurorisë Speciale”, ka konfirmuar Gashi.

Në mbledhjen e fundit të KPM-së, tri ditë para se t’i përfundojë mandati kryetarit Jeton Mehmeti, u zgjodh kryetari i ri.

Por, para se të fillojë mbledhja, juristja e medias, Flutura Kusari reagoi duke thënë se ky proces është i motivuar politikisht dhe po bëhet para se të zgjedhen anëtarët e rinj të KPM-së.

Në atë mbledhje, paraprakisht në rend dite u vendos plotësim-ndryshimi i Rregullores së Punës në nenin 3 “Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit të KPM-së”, ku u shtua paragrafi 2 me të cilin përcaktohet:

“Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, zgjedhja e kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, mund të bëhet brenda një muaji para skadimit të mandatit të kryetarit, përkatësisht nënkryetarit, veçanërisht për t’u siguruar që KPM nuk mbetet pa kryetar, përkatësisht nënkryetar në raste kur mbetet pa kuorum për zgjedhjen e tyre”.

Gjatë diskutimit, Besnik Berisha, Luljeta Aliu dhe Fitim Aliu, si anëtarë të KPM-së thanë se këtë po e bëjnë në mënyrë që KPM-ja të mos mbetet pa kryesi.

Ndërsa Flutura Kusari, zhvillimet në KPM që rezultuan me zgjedhjen e kryetarit të ri, i quajti “kapje politike”. Sipas saj, KPM-ja momentalisht ka një kryetar jolegjitim.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua… KPM tash ka kryetar jolegjitim”, kishte shkruar ndër të tjera në reagimin e saj Kusari.

Për legjitimitetin e këtij zhvillimi, Kryeprokurori Gashi tha se momentalisht çështja është në fazën e shqyrtimit.

“Sa i përket veprave penale të mundshme, nëse ka elemente të veprës penale, jemi në fazën e shqyrtimit, analizimit dhe pastaj vendosim”, ka thënë Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkohë, kryetari Jeton Mehmeti derisa mbylli mbledhjen e 17 janarit, u deklarua se misioni i tij mori fund aty.

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë dy kryetarë. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thërret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.

Kryetar i ri u zgjodh Besnik Berisha, i cili ishte propozuar nga Fitim Veliu. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Sveçla thotë  se armatimi i gjetur në veri i përket të dyshuarit për rastin “Banjska”
Kryesore

Sveçla thotë se armatimi i gjetur në veri i përket të dyshuarit për rastin “Banjska”

18/09/2025 - 15:08
EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
Lajme

Superzbritje në “Emona Center” – Nxitoni dhe shfrytëzoni çmimet përtokë!

18/09/2025 - 15:01
Diella, kryevepër apo aferë korruptive? (VIDEO)
Lajme

Diella, kryevepër apo aferë korruptive? (VIDEO)

18/09/2025 - 14:59
Olluri: Prishtina rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit, pasi Përparim Rama mund të burgoset
Lajme

Olluri: Prishtina rrezikon zgjedhje të parakohshme pas 12 tetorit, pasi Përparim Rama mund të burgoset

18/09/2025 - 14:54
Sa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve- A po i afrohet fundi gjykimit në Hagë?
Kryesore

Sa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve- A po i afrohet fundi gjykimit në Hagë?

18/09/2025 - 14:46
Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
Lajme

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin

18/09/2025 - 14:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë